Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Autori i sulmit në universitetin e Pragës kishte kryer disa vrasje të tjera, letra zbuloi krimet

09:35 / December 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
prage 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sulmuesi që vrau 14 persona në një universitet në Pragë, ditë më parë, ka rrëfyer edhe për një vrasje tjetër të dyfishtë përmes një letre, para se të kryente vetëvrasje, ka thënë policia në Çeki. Letra është gjetur në shtëpinë e David Kozakut dhe përmes saj, ai ka treguar se e ka vrarë një burrë dhe vajzën e tij të vogël në një pyll afër Pragës, më 15 dhjetor, gjashtë ditë para sulmit në Universitetin e Karlit.

Policia ka thënë se ai ka qenë në listën e 4.000 të dyshuarve për vrasjen e dy viktimave. Kozak, më pas ka vrarë babain e tij, duke e çuar numrin e të vrarëve prej dorës së tij në 17. Sulmi në universitet, më 21 dhjetor, ka qenë sulmi më i rëndë me të shtëna me armë zjarri në historinë e Çekisë. Kozak, 24-vjeçar, student i historisë në universitet, e ka vrarë veten, pasi është rrethuar nga policia e armatosur, pas kryerjes së sulmit.

Gazeta lokale çeke, Denik N, ka raportuar se letra është gjetur në shtëpinë e Kozakut më 21 dhjetor, në të njëjtën ditë që ka ndodhur sulmi. Policia ende nuk ka dhënë informacione për motivin e sulmeve, duke thënë se hetimet janë duke vazhduar. Ministri i Brendshëm çek, Vit Rakushan, u ka kërkuar kryetarëve të të gjitha qytetet dhe fshatrave që t’i anulojnë fishekzjarrët për natën e Vitit të Ri, pas masakrës që ka ndodhur.

Përmes rrjeteve sociale, ai u ka bërë thirrje çekëve që ta kalojnë natën në qetësi, duke thënë se kjo është më e pakta që mund të bëjë kombi për personat e traumatizuar prej vrasjeve. I themeluar më 1347, Universiteti i Karlit është më i vjetri dhe më i madhi në Republikën Çeke, dhe një prej institucioneve edukative më të vjetra në Evropë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BE-ja i kërkon Kosovës respektimin e ligjit/ Palatova takon Sveçlën dhe Konjufcën

19:03 / August 25, 2026

Arrihet marrëveshja/ Kristjan Asllani një hap larg transferimit në Lindjen e Mesme

18:42 / August 25, 2026

Kanadaja vendos tarifa të reja ndaj mallrave amerikane, ja si mund ta dëmtojë SHBA-në përshkallëzimi i luftës tregtare

18:21 / August 25, 2026

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.