Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Presidenti Hashim Thaci dhe Kryeministri Ramush Haradinaj ngushëlluan sonte familjet e prekura nga aksidenti rrugor i ndodhur në Maqedoninë e Veriut.
Kadri Veseli shkruan: “I pikëllueshëm lajmi për aksidentin e rëndë që ndodhi sot në afërsi të Tetovës. Në emër timin dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave të kësaj tragjedie dhe shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve”.
“Ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave të aksidentit në autostradën Shkup-Tetovë, ndërsa të lënduarve iu uroj shërim sa më të shpejtë dhe të plotë. Iu shpreh ngushëllime edhe udhëheqësve të institucioneve, si dhe tërë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, shprehet Presidenti i Kosovës Thaci..
Ndërsa Kryeministri Haradinaj e konsideron tragjike ngjarjen: “I tronditur nga aksidenti me fatalitet në autostradën Shkup-Tetovë. Një tragjedi që po prekë shumë familje, me dhjetëra të lenduar e për fat të keq shumë të vdekur. Ngushëllime të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe shërim sa më të shpejtë për të lënduarit”.