Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Autoriteti i Dosjeve hap debatin shkencor mbi mekanizmat e diktaturës…

21:37 / June 29, 20265 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dosjet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Si ndërtohej figura e “armikut”? Si funksiononte aparati i survejimit? Si prodhohej frika dhe kontrolli shoqëror? Dhe pse pasojat e këtij sistemi vazhdojnë të ndikojnë edhe sot?

Këto janë disa nga pyetjet që po marrin përgjigje në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore “Aspekte të përndjekjes politike të ish-Sigurimit të Shtetit Shqiptar (1944–1991)”, organizuar nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), e cila mblodhi në Tiranë studiues shqiptarë dhe të huaj për të prezantuar kërkime të reja të mbështetura në dokumente autentike arkivore.

Në hapje të konferencës, Kryetarja e AIDSSH-së, Dr. Gentiana Sula, theksoi se Shqipëria po hyn në një etapë të re të studimit të së kaluarës komuniste, ku dokumentet arkivore nuk shërbejnë vetëm për të rikthyer kujtesën historike, por për të ndërtuar dije shkencore dhe për ta vendosur rastin shqiptar në debatin europian mbi policitë sekrete dhe regjimet totalitare.

Dokumentet zbulojnë mekanizmat e fshehtë të aparatit represiv

Punimet e ditës së parë sollën një sërë gjetjesh të reja mbi mënyrën se si funksiononte Sigurimi i Shtetit.

Altin Hoxha, anëtar i Autoritetit, analizoi evolucionin institucional të Sigurimit të Shtetit gjatë viteve 1944–1991, duke argumentuar se institucioni kaloi nga një strukturë e shpallur për mbrojtjen e sigurisë kombëtare në instrumentin kryesor të represionit politik dhe kontrollit të shoqërisë.

Nga ana e tij, Gjergj Marku, anëtar i Autoritetit, paraqiti një analizë mbi rolin e drejtuesve të degëve të Sigurimit në rrethe, duke treguar se vendimet për internime, burgosje dhe masa represive nuk ishin vetëm produkt i qendrës, por zbatoheshin dhe konkretizoheshin nga drejtuesit lokalë, të cilët kishin një rol vendimmarrës në fatin e mijëra qytetarëve.

Ekspertja ligjore e AIDSSH-së, Liljana Çoçoli, prezantoi studimin “Platformat e punës operative dhe baza ligjore e Sigurimit të Shtetit”, të realizuar nga grupi i punës i drejtuar nga Prof. Asoc. Dr. Albert Nikolla, anëtar i Autoritetit.

Studimi arrin në përfundimin se veprimtaria operative e Sigurimit të Shtetit nuk mbështetej në ligje të miratuara nga organet shtetërore, por në platforma të brendshme sekrete që nuk morën kurrë statusin e dokumenteve zyrtare. Sipas autorëve, kjo praktikë binte në kundërshtim me Kushtetutën dhe legjislacionin shqiptar të kohës, ndërsa rekrutimi i bashkëpunëtorëve mbështetej jo vetëm në bindje ideologjike, por edhe në shtrëngim, manipulim dhe presion psikologjik, duke e shndërruar rrjetin agjenturor në një instrument kontrolli, frikësimi dhe nënshtrimi të shoqërisë.

Kontrolli shtrihej përtej kufijve të Shqipërisë

Në një këndvështrim rajonal, Prof. Dr. Arbër Hadri evidentoi kontrastin mes retorikës zyrtare për unitetin kombëtar dhe praktikës së survejimit ndaj kosovarëve dhe shqiptarëve që vinin nga jashtë vendit. Dokumentet tregojnë se shumë prej tyre konsideroheshin objekt kontrolli, pavarësisht propagandës së regjimit për bashkëpunim kombëtar.

Ndërkohë, historiani polak Dr. Witold Bagieński solli dokumente të panjohura mbi rezidenturën e inteligjencës polake në Tiranë, duke dëshmuar se edhe shërbimet sekrete të vendeve aleate komuniste mbaheshin nën survejim të vazhdueshëm nga kundërzbulimi shqiptar.

Hetuesia dhe burgjet si instrumente të terrorit politik

Skënder Vrioni, anëtar i Autoritetit, prezantoi një studim mbi hetuesinë e Sigurimit të Shtetit, ku dokumentet arkivore tregojnë se dhuna fizike, presioni psikologjik dhe manipulimi i dëshmive ishin pjesë përbërëse e procesit hetimor dhe përdoroheshin për të ndërtuar akuza politike.

Në të njëjtën linjë, PhD. Femi Sufaj analizoi veprimtarinë e Sigurimit në burgje dhe kampe, duke evidentuar se kontrolli mbi të burgosurit politikë vazhdonte edhe pas dënimit, ndërsa çdo vendim mbi jetën e tyre varej nga miratimi i punëtorëve operativë të Sigurimit.

Si ndërtohej rrjeti i bashkëpunëtorëve

Një pjesë e rëndësishme e konferencës iu kushtua analizës së rrjetit të bashkëpunëtorëve.
Studimet e Selami Zallit, Mirela Murrizit, Oralda Muçës, Anxhela Dervishit, Miranda Imamit dhe Elona Baçit sollën një panoramë të plotë mbi mënyrën se si Sigurimi përzgjidhte, rekrutonte, kontrollonte dhe mbante aktiv rrjetin informativ, duke dëshmuar se bashkëpunimi nuk ishte gjithmonë rezultat bindjeje ideologjike, por shpesh produkt i shtrëngimit, frikës dhe presionit psikologjik.

Një tjetër risi ishte studimi i Prof. Asoc. Dr. Artan Putos, sipas të cilit Sigurimi përdorte mekanizmin e “bashkëpunëtorëve paralelë”, ku informatorët kontrollonin edhe njëri-tjetrin, duke krijuar një sistem të shumëfishtë mbikëqyrjeje brenda vetë rrjetit informativ.

Nga projekti tek harta: vizualizimi i represionit në Tiranë

Duke u mbështetur në analizën e 126 dosjeve ORV dhe 147 librave të evidencës operative me mbi 12 300 regjistrime, studimi per Sigurimin ne Tirane kaloi nga kërkimi dokumentar në vizualizim hapësinor, duke rindërtuar rrjetin e survejimit dhe shpërndarjen territoriale të objekteve të kontrollit.

Rezultati është një hartë interaktive digjitale e Tiranës, ku lokalizohen objektet e survejimit, burgjet, kampet e punës së detyruar, vendet e internimit dhe vendvarrimet e pashënuara. Kjo hartë e kthen arkivin në një instrument publik të kujtesës, kërkimit shkencor dhe edukimit demokratik. Studimi i udhehequr nga Dr. Gentiana Sula, dhe prezantuar nga Nevila Turdiun ai shërbeu si bazë për një hap të ri: transformimin e të dhënave arkivore në një hartë të aksesueshme për publikun.

Sesioni i tretë i konferencës, kushtuar aspekteve politike, ligjore dhe arkivore, u hap me një studim të Msc. Jonel Hibo (AIDSSH), i cili solli në vëmendje një nga përpjekjet më pak të njohura të regjimit komunist për të institucionalizuar veprimtarinë e Sigurimit të Shtetit.

Duke analizuar Gjykatën Speciale për gjykimin e krimeve të kryera nga punonjësit e Sigurimit të Shtetit dhe Kolegjin Special të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të krijuara në vitet 1949–1956, studimi arrin në përfundimin se këto përbënin rastet e vetme kur regjimi tentoi t’i jepte një bazë formale ligjore aparatit represiv.

Punimet vazhdojnë më 30 qershor me sesione kushtuar pasojave psikologjike, sociale dhe ndërbreznore të përndjekjes politike, marrëdhënieve ndërmjet fesë dhe represionit komunist, drejtësisë tranzicionale, kujtesës historike dhe ndikimit afatgjatë të diktaturës mbi individin, familjen dhe shoqërinë shqiptare.

Në përfundim të konferencës pritet të miratohet deklarata për institucionalizimin e saj si një simpozium shkencor ndërkombëtar i përvitshëm, duke synuar ta kthejë studimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit në një platformë të qëndrueshme kërkimore dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. 

Autoriteti debatin dosjeve mekanizmat shkencor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026

Makina përfundon në kanal pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

18:41 / August 31, 2026

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra mes lotësh: Dua drejtësi

16:39 / August 31, 2026

KAS la në fuqi mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës

15:55 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.