Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

KAS la në fuqi mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës

15:55 / August 31, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kas
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), i cili më 27 gusht la në fuqi vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, duke i lejuar Kreshnik Hajdarit të vijojë mandatin si kryetar i Bashkisë së Kuçovës.

Në një deklaratë për mediat, sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PD, Marash Logu, e cilësoi vendimin e KAS si një “goditje të rëndë ndaj shtetit të së drejtës” dhe një përpjekje për të zhbërë Ligjin për Dekriminalizimin.

“Vendimi i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) për të lënë në fuqi mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, përbën një goditje të rëndë të shtetit të së drejtës dhe një cenim të drejtpërdrejtë të besimit të qytetarëve ndaj institucioneve e votës së lirë.

Partia Demokratike e konsideron këtë vendim si një përpjekje të hapur për të asgjësuar frymën dhe germën e Ligjit për Dekriminalizimin (Ligji nr. 138/2015). Ky ligj u miratua si një garanci jetike për të pastruar administratën dhe pushtetin vendor nga personat me të shkuar penale dhe për të mbrojtur integritetin e zyrave publike. Pasi Gjykata e Posaçme (SPAK) e deklaroi fajtor dhe e dënoi zyrtarin e Partisë Socialiste për falsifikim të formularit të dekriminalizimit, mbajtja e tij në detyrë përmes akrobacioneve juridike është e pambrojtshme.

Ky vendim krijon një precedent të rrezikshëm, ku fshehja e të dhënave penale dhe mashtrimi i institucioneve shtetërore e zgjedhore jo vetëm që nuk ndëshkohen me largim nga detyra, por tolerohen publikisht. Kodi Zgjedhor dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk mund të interpretohen me dy standarde për të mbrojtur interesat politike të pushtetit. Qytetarët e Kuçovës dhe të gjithë Shqipërisë meritojnë të përfaqësohen nga zyrtarë që respektojnë ligjin, jo nga individë që e shkelin atë dhe që qëndrojnë në zyra falë vendimeve të njëanshme.

Partia Demokratike deklaron se kjo betejë për ligjshmërinë dhe dinjitetin e votës do të vazhdojë në të gjitha shkallët e mbetura të gjyqësorit. Ne mbetemi të palëkundur për të mbrojtur standardet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nga çdo element që deformon vullnetin e sovranit” tha Logu për mediat. 

Reagimi vjen pak ditë pasi KAS rrëzoi ankimimin ndaj vendimit të Celibashit, duke lënë në fuqi mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës. Çështja lidhet me mosdeklarimin në formularin e dekriminalizimit të një dënimi të vitit 1999 nga Gjykata e Janinës për hyrje të paligjshme në territorin grek, kur Hajdari ishte 17 vjeç. Më pas, në korrik 2024, ai u dënua me vendim të formës së prerë me 6 muaj burg, të konvertuar në shërbim prove, për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit.

fuqi KAS kryetarit kucoves la mandatin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Gosë – Vilbashtovë, Kavajë ndërron jetë drejtuesi i motorit

10:25 / August 31, 2026

I moshuari humb jetën pas aksidentit, arrestohet shoferi

14:58 / August 30, 2026

Italiani i droguar vjedh “Audi Q5” në Tiranë, pronari e la të ndezur

10:59 / August 30, 2026

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, dyshohet për 5 të lënduar

21:11 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.