Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Autoriteti i Konkurrencës pezullon vendimin për rritjen e tarifave të kompanive celulare nga Telecom Albania, Vodafone dhe Albetelecom

13:47 / February 14, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoriteti i Konkurrencës ka marrë vendimin për të pezulluar përkohësisht rritjen e tarifave nga kompanitë celulare.

Këtë vendim e ka marrë Komisioni brenda Autoritetit të Konkurrencës.

Por përveçse është pezulluar rritja prej 200 lekësh për të gjitha paketat standarde të komunikimit që ofrojnë kompanitë, ka nisur edhe një hetim për akuzën e prishjes së konkurrencës në treg.

Kujtojmë se rritja e menjëhershme në të njëjtën kohë e çmimeve për shërbime të ngjashme të kompanive celulare, ngriti dyshime se po abuzohej.

Fillimisht ka qenë publiku i gjerë që ka shfaqur pakënaqësi për këtë shtrenjtim që ndodhi në “kor”, ndërkohë që edhe figura të caktuara publike kanë ngritur shqetësim për këtë çështje.

Shumica prej tyre kërkonin reagimin e institucioneve përkatëse dhe fatmirësisht në këtë rast, Autoriteti i Konkurrencës ka ngritur zërin.

Për raste të tilla duhet theksuar se Autoriteti i Konkurrencës këshillon që “nëse dyshoni për një sjellje anti konkurruese kontaktoni me Autoritetin e Konkurrencës i cili do të hetojë mbi këtë sjellje. Ligji i jep Autoritetit të Konkurencës fuqinë për të hetuar dhe vepruar rreth sjelljeve anti-konkuruese.”

  • 436487 1 2
  • 436488 2
  • 436489 2
  • 436490 2

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dalin pamjet nga martesa private e Ronaldos me Georginën

15:01 / August 17, 2026

AMA i përgjigjet PD-së: Vetëm 5 operatorë nuk kanë marrëveshje me DigitAlb dhe Tring

14:53 / August 17, 2026

Karakaçi inspekton punimet në autostradën Tiranë-Durrës: Synojmë përfundimin para afatit

14:02 / August 17, 2026

Lamallari: Do të ngrihet njësi e re në Polici për krimet mjedisore

13:50 / August 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.