Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se do të rinisin aktivitetin edhe autoshkollat, por kjo do të ndodhë me dy faza.
Më 11 maj (sot) do të nisin regjistrimet e reja dhe rihapet aktiviteti ekonomik për kursantët e rinj. Prioritet do të kenë masat, distancat 1.5 m dhe higjiena në teori, sikruse dhe praktikimi i seancave online.
Ndërsa më 18 maj, në fazën e dytë do të nisë instruksioni në rrugë ku nuk do të lejohet më shumë se një kursant në kabinë, përjashto rastet kur bëhet fjalë për nukël familjar. Gjithashtu në mjet duhet të përdoren maska, doreza dhe të ketë mjete dezinfektuese.
