Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Ava Max rrëfen historinë e vështirë të prindërve të saj: U larguan nga Shqipëria pa ditur anglisht dhe pa pasur para

17:55 / October 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ava Max1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Artistja shqiptare me famë botërore, Ava Max, ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën “Cosmopolitan” ku ka folur për karrierën, por edhe jetën e familjes së saj. Ajo nuk ka lënë pa përmendur edhe vendin e saj, Shqipërinë.

Ndër të tjera ajo ka rrëfyer edhe për periudhën e vështirë kur prindërit e saj emigruan nga Shqipëria, fillimisht në Francë, e më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ava Max u shpreh se prindërit e saj sakrifikuan shumë dhe morën rrugën e mërgimit edhe pse nuk kishin para dhe nuk dinin gjuhë të huaj.

“Prindërit e mi nuk mund të flisnin anglisht dhe ata nuk kishin para. Ata bënin nga tre punë secili. Ende e pyes veten se si ata e bënin këtë…ata sakrifikuan aq shumë gjëra për mua dhe vëllain tim, kështu që tani unë dua që t’i mbështes me çdo gjë”, është shprehur Ava Max.

Artistja u shpreh se sakrifica që ka bërë familja e saj, i ka si shembull që të mos dorëzohet asnjëherë në jetë.

“Mund të tingëllojë e zakonshme, por unë kurrë nuk heq dorë. Duhet të kem sukses jo vetëm për veten, por edhe për familjen time. Dorëzimi nuk është një opsion. Ky është mentaliteti, kështu që ndoshta po funksionon”, tha ajo.

Ava Max Shqipëria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West “thumbon” ish-bashkëshorten: Fëmijët kanë nevojë për një shtëpi, jo për një studio xhirimi

18:19 / September 3, 2026

“Fiks Fare” bën ndryshim radikal, Olta Gixharit dhe Dorian Ramaliut u besohet moderimi i emisionit investigativ!

18:21 / September 1, 2026

Duane “Keffe D” Davis shpallet fajtor për vrasjen e Tupac Shakur

09:20 / September 1, 2026

Cllevio sërish probleme me drejtësinë, reperi ndalohet nga autoritetet në aeroportin e Milanos

15:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.