Avioni i “British Airways” ka thyer rekordin për fluturimin më të shpejtë transatlantik Nju Jork-Londër, me një shpejtësi rreth 1287 km/orë.
Avioni “Boeing 747” fluturoi brenda natës nga e shtuna deri të dielën dhe arriti destinacionin e tij në 4 orë e 56 minuta, ndërsa stuhia “Ciara” nxitonte drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Avioni u ul në aeroportin “Heathrow” rreth dy orë më përpara nga sa ishte planifikuar. Sipas “Flightradar24”, një shërbim në internet për ndjekjen e fluturimeve, shpejtësia më e lartë e arritur ishte 1327 km/orë.
