Avokatët e Arben Ahmetajt thonë se ish ministri nuk ka marrë asnjë pagesë nga pronarët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Duke folur për mediat pasi dolën nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, avokatët thanë se dëshmitë nuk janë të vërteta dhe se janë kundër arrestimit të tij.
“Juve keni dëgjuar e përsërisni sikur janë fakte. Nuk ka fshehje të pasurisë apo akt korruptiv me inceneratorët. Jashtë vendit është larguar për cështje personale. Hera e fundit e komunikimit me Ahmetaj ishte para 5 minutash. Si do bëhet mbrojtja nuk jua themi ju. Ju treguam çfarë biseduam këtu. Unë nuk gjej asnjë dëshmi kundër Ahmetajt. Mos flisni pa u njohur. Mbrojtja fillon nga evidentimi i të vërtetës. Ju e shtrembëroni të vërtetën. Pagesat nuk janë të vërtetuara. Po i ke vërtetuara, vazhdo karrierën bëhu prokurore”, tha avokati Vishaj.