Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Avokatët e Lezhës kundër hartës së re gjyqësore

21:48 / January 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
avokatet e le
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokatet e Lezhës paralajmërojnë bojkot të punës, nëse nuk do merren në konsideratë propozimet e tyre në lidhje me hartën e re gjyqësore. Dhoma e avokatisë zhvilloi një takim në lidhje me këtë çështje dhe propozimet e tyre do i dërgohen Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.

“Kishim sot një takim me Dhomën e Avokatisë në Lezhë për mbledhjen e opinioneve të të gjithë avokatëve në lidhje me hartën e re gjyqësore të propozuar nga KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë. Ka disa pika që e kundërshtojmë dhe do ia referojmë KLGJ dhe Ministrisë së Drejtësisë”, tha Elton Laska, Kryetar i Dhomës së Avokatisë Lezhë.

Dhoma e Avokatisë Lezhë është totalisht kundër hartës së re gjyqësore të propozuar aktualisht, pasi sipas avokateve diçka e tillë cenon aksesin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe rrit kostot financiare për ta.

“Propozimet e secilit anëtar të Dhomës së Avokatisë ka të bëjë edhe me bojkotim të seancave ku prezenca e avokatit është e nevojshme si kusht për të marrë në konsideratë mendimin ton për mos ndryshimin e hartës pa u konsultuar mirë. Harta e re gjyqësore cenon aksesin e qytetarëve në sistemin gjyqësor dhe pamundëson zhvillimin në kohë të seancave gjyqësore duke u tejzgjatur mbi 5 vite për të përfunduar në gjykatë Apeli pa llogaritur atë të Lartën”, tha Erjon Gjoni, Sekretar i Dhomës së Avokatisë Lezhë.

Referuar hartës së re gjyqësore në Qarkun e Lezhës është parashikuar të ketë vetëm një gjykatë, ndërsa ajo e Kurbinit do të shkrihet. Ndërkohë më herët kanë dalë kundër edhe avokatët e Korçës dhe të Shkodrës.

avokatet kunder Lezhes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.