Avokati i Altin Ndocit, autorit të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës thotë se klienti i tij nuk është autori dhe se ai kishte lidhje shoqërore me viktimat. Madje ai shton se Ndoci është i shokuar nga ngjarja, ka qenë në varrimin e vëllezërve dhe në të tretat.
“Në lidhje me mbrojtjen ai shprehet se nuk e ka kryer veprën penale, aq më tepër nuk u paraqit as në kohë nga ana e prokurorisë. Ndihet i shokuar, pasi me të dy viktimat ka pasur lidhje shoqërore, miqësore dhe familjare. Ka shkuar edhe në varrim edhe për të tretat dhe ndihet i shokuar pse ndiqet nga policia në lidhje me veprën penale. Nuk është autor i veprës penale për të cilën akuzohet”, tha Visha.
