Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Avokati i Ervis Shkurtës: Nuk ka prova, kolegët i ushtruan presion të nxirrte emrin që ata donin

14:52 / March 25, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
avokat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati i efektiv i operacionales Ervis Shkurta, të arrestuar më 21 mars ka hedhur poshtë pretendimet se klienti i tij është pjesë e trafikut të narkotikëve.

Në një intervistë ekskluzive për “Jetë Shqiptare”, avokati u shpreh se klientit të tij i është bërë presion nga policia për të rrëfyer emrin që ata donin.

Më tej, avokati sqaron se edhe nga kqyrja e telefonave të të arrestuarve , klientit të tij dhe familjarëve të këtij të fundit, nuk janë gjetur lidhje që Ervis Shkurta të ketë pasur me pretendimet e policisë.

“Deklarimi i tij u hodh poshtë. Nuk ka numër telefoni të kapur të këtij personi. Në rastin konkret bëhet fjalë për telefonin e tij dhe së dyti nga përmbajtja e bisedave, a është realizuar fakti që është furnitor i lëndëve narkotike? Policia ka kryer veprime hetimore shtesë. Ka marrë telefonat e familjarëve i ka kqyrur dhe nuk ka rezultuar të ketë komunikime nga ky numër telefoni që është numër i Anglisë.

Nëse veprimi është autorizuar që më datë 13 pse duhet çuar AMP? Se deri më datë 13 policia ka pasur informacion për Enea Sulejmanin e dy personat e tjerë, ku del ky emër i personit?

Atëherë nëse u shty autorizimi, që flet për përgjim, survejim, fiksim kontaktesh, ku janë këto veprime, ku ka dalë, a kanë dalë a janë të përgjuar telefonat, a kanë dalë komunikimet?

Jo nuk ka prova të tilla. Prandaj e detyroj gjykatën të mbajë një qëndrim më serioz, detyroj organin e akuzës ti sjellë provat për këtë. Edhe plani, edhe ato të policisë, janë akte të dyshimta, unë them se ato kanë pasur një informacion të tillë dhe i kanë realizuar aty dhe i përpilojnë aktet si aksion për të justifikuar edhe eskalimin që ka bërë te goditja me armë zjarri që është e pajustifikueshme, Një person 17 vige në polici hidhet poshtë menjëherë me një ekzistencë dyshimi që nuk qëndron. Ka një deklarim aty por ka dhe një dëshmi në seancë që vlen më shumë se deklarimi që i është marrë në ato rrethana. E ka deklaruar edhe klienti im që kolegët i thoshin : thuaj që ky Visi është ky Visi këtu.

Deklaroi klienti im që i bënin presion që thuaj kështu, dhe ai ka dalë te numri Ostrenit, personit nën hetim. Ai ka thënë që është i këtij, më pas në seancë gjyqësore e mohoi, por nuk ka thënë që thënë që ka lidhje me lëndën narkotike. Kanë pasur një njohje, pasi ai ka punuar kamarier.

Nga kqyrja e telefonit ka dalë emir Visi Pazar dhe kur është pyetur ai me shkujdesjen e tij e ka dhënë si person policie, por jo që e njeh. Dhe ka përfunduar kështu, por nuk ka provë tjetër që ta lidhë me këtë fakt”, tha avokati.

Të enjten (21 mars) Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë tre shtetas, me iniciale E.S., SH.O., I.B., si edhe u shpall në kërkim shtetasi M. H., si të dyshuar për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Mosbindja ndaj punonjësve të policisë”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident te Unaza e Madhe pranë mbikalimit të Tufinës, bllokohen të treja korsitë

17:23 / October 10, 2026

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Levan-Tepelenë, dy të plagosur

16:00 / October 10, 2026

Mbante të fshehur një pistoletë dhe kanabis teksa kalonte në kufi, arrestohet në Kakavijë 51-vjeçarja gjermane

15:00 / October 10, 2026

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri në një banesë, humbin jetën 9 persona, mes tyre edhe fëmijë

13:58 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.