Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Avokati i Talo Çelës: Se kam takuar dhe as kam folur ndonjëherë në telefon me Talon, prokurën ma dha…

13:29 / May 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
luan kaloci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati i të shumë kërkuarit të drejtësisë, Talo Çelës, është shprehur pas seancës së sotme se ai nuk ka asnjë kontakt me klientin e tij, kurse prokurën tha se e ka marrë nga vëllai i cili sot nuk jeton më.

Talo Çela është një nga të akuzuarit kryesorë për grabitjen e bujshme të Rinasit, por avokati i tij deklaroi lidhur me këtë akuzë se nuk ka prova se Çela ka qenë në vendngjarje, ndërsa ka kërkuar dhe dëshminë e një berberi, i cili pretendon se atë ditë Çela ka qenë duke u qethur.

Mes të tjerash, avokati pretendon se disponon edhe prova që vërtetojnë se ditën e ngjarjes, klienti i tij ndodhej tek Liqeni i Thatë në Tiranë.

“Nuk kam asnjë kontakt, po ta dija do ta kontaktoja, prokurën ma ka përcaktuar vëllai i tij që aktualisht nuk jeton më. Me Talo Çelën jo vetëm që se kam takuar, por s’kam asnjë telefonatë. Këto janë çështje që do gjykohen, do merren prova dhe më pas do vendoset. Sipas meje nuk ka qenë në grabitje, nuk ka prova që kanë qenë në grabitje, në atë datë ka prova se ka qenë te Liqeni i Thatë. Berberin e kërkova sepse ai pretendon se ditën e ngjarjes ka qenë duke u qethur ai”, tha ai.

Ndërkohë, avokati Luan Kaloçi i tha gjykatës në seancën e sotme se klienti i tij nuk kishte qenë në grabitje.

Referuar asaj që deklaroi avokati, Talo Çela kishte pasur një problem shëndetësor me gjurin dhe ishte i paaftë fizikisht të merrte pjesë në grabitje. Njëkohësisht, avokati kërkoi pyetjen e ish-të penduarit Alkond Bengasi dhe të bashkëpandehurve Klement e Eldi Cala. Çela po gjykohet i veçuar nga të bashkëpandehurit e dosjes, pasi për një vit procesi ndaj tij ishte i pezulluar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Projektbuxheti 2027/ Ndryshon bonusi i bebeve, dyfishohen pagesat për pensionistët dhe fëmijët me aftësi të kufizuara

12:37 / October 8, 2026

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

12:05 / October 8, 2026

Greta Gjoci me foshnjën 4-muajshe nuk do të rikthehet në burg/ Gjykata e Posaçme pranon shtyrjen e ekzekutimit të dënimit

11:16 / October 8, 2026

Detajet nga mbledhja e grupit të PS, Rama: Kush nuk voton reformën territoriale le të ikë

11:14 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.