Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Avokati korrier droge, dënohet me 8 vite burg/ Gjykata kryqëzon “Golen” dhe “Gjyshkën”

16:00 / March 12, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 pols 1678628180
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Korçës, ka dënuar me 8 vite burgim Joni Moskun, i cili gjatë ditës ushtronte funksionin e avokatit, ndërsa në fundjavë kryente rolin e korrierit të drogës.

Musku është ndaluar në 6 nëntor 2021 në doganën e Goricës, ku teksa udhëtonte së bashku me gruan dhe vajzën e tij të mitur, policia ka konstatuar se ai po transportonte një sasi prej 66 kg drogë të llojit hashash.

Së bashku me avokatin janë arrestuar Ligor Romaçka dhe Idriz Manej, si persona që kanë bashkëpunuar në trafikimin e sasisë së drogës. Për Romaçkën, gjykata vendosi dënimin me 7 vjet e 4 muaj burgim, duke e gjetur fajtor për akuzën e “Trafikimit të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Ndërsa për Idriz Manej i thirrur ndryshe me pseudonimin “Gjyshka”, gjykata ka vendosur ta dënojë me 8 vite burgim. Gjatë përfundimit të procesit treshja e gjyqtarëve Besnik Shehu, Ervin Sulaj dhe Thomaidha Roca, urdhëruar që sasia prej 114 kg drogë dhe një armë gjahu, t’i kalojë Drejtorisë së Policisë Korçë, për asgjësim.

Në dosjen hetimore thuhet se tre personat e dënuar përmes lidhjeve të tyre shoqërore, kanë aktivitet të shtuar, në fushën e transportit dhe trafikimit të lëndëve narkotike të llojit “Cannabis sativa”.

Ky transport kryhet nga zona të ndryshme të Shqipërisë dhe më pas kalimin e saj jashtë vendit, kryesisht nëpërmjet pikave të kalimit kufitar.

Trafikimi kryhet nëpërmjet pikave të kalimit nga Shqipëria në Maqedoni e më pas në Greqi ose dhe nga Shqipëria për në Greqi, duke fshehur drogën në vende të posaçme të modifikuara brenda në makinë.

Në dosjen hetimore thuhet se për të shuar çdo dyshim të mundshëm tek policët, avokati Joni Mosku, fundjavën kur do kalonte sasinë e drogës në Maqedoni, ka marrë me vete gruan dhe vajzën e tij të mitur.

Me qëllimin krijimin e idesë të një udhëtimi familjar dhe po shkonte në Maqedoni për vizitë turistike. Por në fakt gjithçka ka qenë një plan i detajuar, pasi avokati Joni Mosku, ka qenë në vëzhgim nga policia dhe jo vetëm.

Në vëzhgim nga distanca, ai ka qenë edhe nga dy bashkëpunëtorët e tjerë të grupit, Ligor Romançka “Golja” dhe Idriz Manes me pseudonimin “Gjyshka”. Vëzhgimi i tyre ka vijuar deri në momentin, kur policia ka gjetur drogën dhe ka arrestuar avokatin.

Pas këtij momenti, “Golja” dhe “Gjyshka”, kanë vendosur të dalin nga rreshti i makinave për të kaluar në Maqedoni dhe të largohen në drejtim të Korçës.

Por një lëvizje e tillë, është vënë re nga agjentët e vëzhgimit, të cilët kanë bërë ndalimin e tyre gjatë rrugës në kthim, duke i komunikuar arrestimin për llogari të prokurorisë së Korçës./Ora

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagosje me armë zjarri në Kurbin, 22-vjeçari dërgohet te Trauma

20:35 / July 25, 2026

Konflikti në Durrës, AMP heton marrëdhënien e efektivit të policisë me Denis Tafilin

14:22 / July 25, 2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 26-vjeçari nga Kavaja/ Pritet ekstradimi drejt Italisë

13:39 / July 25, 2026

Plagos me thikë kushëririn pas një konflikti në Lushnjë, arrestohet 60-vjeçari

12:54 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.