U zhvillua sot në Tiranë Samiti i Dytë i Dasporës i cili do të zgjasë deri në datë 2 mars.
Ministri i shtetit për Diasporën, Pandeli Majko i uroi mirëseardhjen biznesmenëve ndërsa u shpreh se ky samit është vendi ku takohen të gjithë shqiptarët, pavarësisht trevave dhe shteteve ku jetojnë dhe veprojnë.

Të ftuar do të jenë shumë personalitete nga Kosova dhe Maqedonia. Ndërsa në axhendën e Samitit shihet se i ftuar është edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Në axhendën e diskutimeve, Lulzim Basha do të falsë i dhjeti, ndërsa shefi i qeverisë Edi Rama është i njëmbëdhjeti.
Duket kjo si një tentativë, ndoshta për të ulur në një tryezë Kryeministrin Rama dhe kreun e PD-së Basha. Ndonëse më herët Basha është shprehur se nuk do të pranojë të negociojë me Kryeminsitrin, ngelët për t’u parë nëse ai do të jetë i pranishëm nesër.
