Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Azmer Duleviç: Ulja e konsumit të energjisë elektrike rrjedhojë e uljes së vjedhjeve në rrjet

14:55 / August 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eksperti i energjisë, Azmer Duleviç, rendit disa arsye se pse konsumi i energjisë në tremujorin e dytë të vitit është ulur, pavarësisht sezonit turistik dhe fluksit të lartë të vizitorëve. Sipas tij konsumi është ulur sepse janë ulur humbjet teknike dhe jo teknike, ose siç preferon ta quajë ai “thënë më thjesht janë ulur vjedhjet”.

Referuar publikimit të botuar në disa media, sipas të dhënave të INSTAT, eksperti shprehet se përllogaritja e kryer nga mediat është e gabuar, pasi është ulur konsumi i energjisë nga abonentët familjarë dhe është rritur konsumi i jo familjarëve, ku përfshihen bizneset.

Eksperti thotë se investimet e realizuara nga subjektet private përmes vendosjes së paneleve fotovoltaike, duke u kthyer në prodhues të energjisë, kanë ndikuar gjithashtu në uljen e kosnumit të energjisë elektrike.

Komenti i plotë i ekspertit Azmer Duleviç:
“Për ata që habiten pse ka rënë konsumi i energjisë elektrike në tremujorin e 2 dhe që mundohen ta lidhin me turizmin dua ti them se e kanë gabim dhe ti shohin të dhënat ashtu si duhet dhe jo si i duan ata!

E para ka rënë konsumi sepse janë ulur humbjet teknike dhe jo teknike e thënë më thjesht janë ulur vjedhjet bashkangjitur do të gjeni të dhënat!

E dyta Investigimi i Birn këtu është i gabuar,është ulur konsumi i energjisë i familjarëve dhe është rritur konsumi i jo familjarëve (hotele, restorante)

E treta Shumica e Hoteleve dhe Restoranteve e prodhojnë vetë energjinë elektrike me investimin e tyre (fotovoltaik) e cila sjell më pak energji e marrë nga rrjeti shtetëror!”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Senati amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador në Shqipëri, ish-ushtaraku zbardh prioritetet

16:20 / July 31, 2026

Vapa ekstreme godet Evropën, 41 gradë, mungesë uji, rrezik zjarresh dhe alarm për energjinë

15:51 / July 31, 2026

GJKKO zbardh vendimin për lirimin e Ilir Beqajt

14:50 / July 31, 2026

Emërimi i Jola Hysës në krye të Agjencisë së Turizmit, Berisha: Korruptimi dhe rrënimi i opozitës, politikë e Ramës

13:58 / July 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.