Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Babai e vëllai duan të më vrasin”, shoqja e Eglantina Bucit: Kishte vjedhur 12 mln lekë në shtëpi dhe …

12:41 / September 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
me zemer te hapur 756x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shoqja e Eglantina Bucit, vajza e cila u vra 8 vite më parë dhe më pas u gropos në Malin me Gropa, krim për të cilin akuzohen babai dhe vëllai, ka sjellë të tjera detaje nga ngjarja.

Në një lidhje përmes skype për emisionin ‘Me zemër të hapur’ shoqja e 23-vjeçares, në kushte anonimati, tregon se si e kishte njohur Eglantinën në qendrën e Rehabilitimit në Linzë për gratë e dhunuara dhe trafikuara. Ajo tha se ishte njohur me Eglantinën në muajin shtator të 2010-ës, ndërsa hodhi poshtë ato çka deklaroi vëllai i viktimës, Shkëlzen Buci (i dyshuar si ekzekutori i motrës) ditë më parë në një rrëfim ekskluziv për gazetaren Dorjana Bezat.

Lexo edhe- Vrasja e Eglantina Bucit, i vëllai mohon krimin: Nëse kam një fije gisht në krim të…

Shoqja e Eglantinës tha për emisionin se vëllai nuk tregoi të vërtetën, ndërsa shtoi se familja nuk kishte shkuar ta takonte në qendër asnjëherë. Madje ajo tha se shpesh herë Eglantina shqetësohej dhe pohonte se kishte frikë se babai dhe vëllai mos e vrisnin, pasi ajo kishte vjedhur një shumë të madhe lekësh në shtëpi dhe kishte ikur me djalin që donte.

“Jam njohur në shtator të 2010. Pas një fatkeqësie që më ndodhi, policia më çoi në Linzë. Në shtator Eglantinën e sollën në qendër. Nuk kishim shoqëri me të. gocat e tjera hynë në shoqëri me të para meje. Aty u lidhëm të gjitha, rrinim. Në tregoi pak nga jeta e saj. për çfarë arsye kishte ikur nga shtëpia. Në qendër të Linzës nuk lejohen ushqime. Ata nuk kanë qenë kurrë ta takojnë aty, pasi Eglantina kishte frikë nga babai dhe vëllai. “Më kanë thënë se do të vras”- shprehej Eglantina. Për faktin se ajo kishte vjedhur lekë në shtëpi dhe se kishte ikur me një djalë që donte. Nuk i kam hyrë historisë aq thellë. Disa goca të tjera kishin më shumë muhabet me të. Ajo thoshte; “Mora lekë nga familja. Shkova me atë, tani jam ndarë. Kam një lidhje tjetër.”. Më duket se i ka vjedhur 12 milionë lekë. Sa i përket nënës dhe xhaxhait s’më kujtohet fare. Një ditë mbaj mend dhe i tha punonjësja sociale se; “Hajde se të kërkon motra në telefon”. E mori Elona. Ne u gëzuam shumë. Kanë pasur kontakt përmes telefonit. Eglantinën e solli policia aty në qendër.”, tha shoqja./ BW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.