Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Babai i Alvin Berishës: Presim operacionin në këmbë. Kur i përmend luftën ose nënën mbyllet…

13:36 / October 27, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alvin berisha me zemer te hapur 770x437 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është rikthyer sot në emisionin “Me zemër të hapur” në Neës24 historia e Alvin Berishës, djalit shqiptar që përloti të madh e të vogël me dramën e tij, pasi nëna e mori nga Italia ku jetonte me dy motrat dhe e çoi në Siri për t’iu bashkuar militantëve të ISIS ku dhe u martua.

Afrim Berisha, babai i Alvinit ka treguar për gjendjen shëndetësore të të birit dhe atë psikologjike. Ai tha se e vetmja ndërhyrje që pritet është ajo në këmbë për rikthimin e plotë të funksionit të gjymtyrës por edhe një operacion plastik për të zhdukur plagë, që i hapin plagë të tjera djalit 12-vjeçar.

“Pa u bërë ndërhyrja nuk ka përmirësim. Tani është shtyrë për shkak të COVID. Kam folur me një spital në Bologna që është enkas më ndërhyrje të tilla për muskujt. Kam folur që t’i bëhet dhe një ndërhyrje plastike që të mos i shohë plagët.

Kështu është shumë i rregullt, e ka kaluar. Por sa ti përmendësh luftën, plagët, nënën mbyllet menjëherë. Kujton vuajtjet që ka kaluar atje. Kur sheh ndonjë film thotë kështu na i bënin dhe ne. Përgatisnim armë, iu kanë mësuar armët komplet.
Vazhdimisht ka pasur të gjithë trajtimin. Na mungon vetëm spitali. Ka vijuar shkollën. Psikologia është shumë e kënaqur dhe mësuesit thonë që është i përgatitur por tani është vetëm puna e operacionit.
Operacioni do kryhet por vetëm operacioni plastik kushton dhe tani do presim”, tregoi ai.

Afrim Berisha rrëfeu dhe një pjesë të vuajtjeve të tij për të gjetur të birin. Ai tha se ka qenë 7 herë në Siri por se sa herë shkonte ish-bashkëshortja ia largonte djalin.
“Për jetën në Siri ai thotë që vitin e parë kemi qenë mirë. Unë kam qenë 7 herë në Siri e kam gjetur banesën ku ishte Alvini por nuk e gjeja Alvinin atje sepse e largonte e ëma e Alvinit. Alvini më ka thënë që ‘unë e kam ditur që ti ishe atje por mami më merrte e çonte në një shtëpi tjetër’.
Ishte gabimi im sepse unë e lajmëroja të atin e ish-bashkëshortes dhe ai ka lajmëruar vajzën e vet që mos ta merrja. Unë e dija shumë mirë që ishte gjallë. Kam ndenjur me muaj, më kanë kapur, më kanë torturuar për 3 muaj dhe ishin shqiptarë, flisnin shqip. Unë kam kaluar për 5 vite, nuk e di, nuk kam ngrënë bukë tamam. 5 vite nuk kam ndaluar. Vuajtjet dihen. Kam ndenjur atje, më kanë kapur të ISIS por vazhdimisht me shokë jam larguar”, deklaroi ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.