Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Babai i Andi Malokut shkon në banesën e Rrajës: Pse ma vratë djalin?!

21:34 / February 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rraja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Atentati i dështuar ndaj Arjan Ndojit la viktimë shoferin e tij, Andi Maloku. Ai mbeti i vrarë 1 nëntorin e vitit 2019.

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 zbulon se pas ngjarjes babai i Andi Malokut po kërkonte me çdo kusht të mësonte arsyet e vrasjes së të birit. Siç del edhe nga dosja, babai i Andi Malokut ka shkuar në banesën e Redian Rrajës, për të mësuar se kush e kishte përfshirë në ngjarje, teksa rezulton se njëkohësisht ai interesohet vazhdimisht për qëndrimin e Rrajës në burg.

Ndërkohë që policia arrestoi Redjan Rrajën si autor të dyshuar të atentatit në mbikalimin e Shkozetit, në pranga bie edhe Ariol Halilaj.

Nga zbardhja e përgjimeve rezulton se Dervishaj kapet duket thënë ndër të tjera se është i mërzitur, pasi çdo gjë i ka rënë në kurriz, pa harruar edhe kundërshtarët e tij që i ka në shpinë, që i përmend në këtë bisedë.
“Pas ngjarjes Dervishaj dhe miqtë e tij diskutojnë për informacionet që Arjan Ndoji shpërndan rreth ngjarjes së datës 1 Nëntor 2019 dhe autorëve të saj. Po kështu për dyshimet që kanë në lidhje me përdorimin nga Redian Rraja të telefonit të thjesht dhe jo të aplikacionit ‘Sky’. Nga këto komunikime që datojnë me periudhën e arrestimit të të pandehurit Ariol Halilaj, ata insistojnë që t’i dërgojnë porosi nëpërmjet avokatit të tij që të mos flasë për ngjarjen dhe autorët e përfshirë në ngjarje”, thuhet në dosjen hetimore.

Në të njëjtën kohë ata komunikojnë edhe për mjetin që Ariol Halilaj, ka përdorur në ngjarje. Ndërsa Dervishaj po përpiqej të rregullonte atë që kishte shkuar keq në atentatin e Mbikalimit të Shkozetit, një telash më vete për të duket se në këtë moment ishte kthyer babai i shoferit të vrarë, Andi Maloku.

“Më datë 1 Mars 2020, Plaurenti komunikon me Julianin duke i thënë se Xhelali, i dyshuar si Xhelal Rraja, më ka shkruar që ato ‘Malokët’ i kanë dërguar pleqt ‘Dokut’ Redian Rrajës, që na thuaj se kush e ka fut. Unë i thashë Xhelalit që të pyesin ‘Çomët’ se me kë e kanë problemin dhe se ‘Doku’ s’ka lidhje…”, thuhet më tej në dosje.

andi malokut Babai rrajes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.