Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Babai i Deas flet për finalen dhe ka dy fjalë për bullizimin ndaj të bijës

23:11 / May 2, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bujar hoxha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Babai i Dea Mishel, Bujar Hoxha ka reaguar ashpër për bullizimin e të bijës në Big Brother Vip 2. I ftuar në “Fun Club”, ai tha se bullizimin e tmerrshëm ndaj Deas, e ka duruar duke pirë paketa cigaresh jashtë shtëpisë. Madje, sipas tij, edhe Kiara ka përjetuar një bullizim të tmerrshëm. Këto komente u mirëpritën nga Kiara, e cila u shpreh se e shkuara tashmë nuk ka më rëndësi, por prania e Deas në finale po.

Megi Pojani: Zoti Bujar, a e pe çfarë bëhet për Dean?

Babai i Deas: Nuk më lanë zhurmat të shihja çbëhet për Dean. Kjo gjë po ndodh rëndom, aty ku ka zhurmë nuk ka mendim.

Megi Pojani: Tani me shumë qetësi dua të dëgjojë mendimin tënd për dy gjëra. Vajza juaj është përfolur shumë që ja ka dalë të shkojë në finale përmes disa flirteve të vogla që ka bërë në shtëpi. Ose çështje fati. Ndërkohë, Dea ka treguar që është një vajzë e fortë, një vajzë me argumenta, që përfshihet denjësisht në debate. Dea ka treguar që mund të jetë edhe një artiste shumë e mirë. Ti si e ke parë?

Babai i Deas: Dea e ka nisur qetë Big Brotherin, e ka studiuar. Besoj se ka luajtur mirë me ngritjen e kohës kreshendo. Bëri një nominim shumë të fuqishëm që donte të kishte kuraje ta bëje atë nominim. Që të jemi të qartë të gjithë, çdo gjë është në kuadër të lojës. Ka pasur një bullizim të tmerrshëm për Dean, që unë e kam duruar duke pirë një paketë cigare jashtë shtëpisë. Dea është kërcënuar në mënyrë verbale. “Do të shkel me këmbë, do të shtyp” ky është mesazhi që duhet t’i japim ne Shqipërisë, kjo është ajo që mendojmë për femrat. Ka pas një bullizim të madh kur hyri Efi dhe mua më vjen shumë keq që kam një femër në krah e cila gjykon kështu, kur 3 veta, një prej të cilëve është këtu, Kiara, i thoshin “Mos qaj. Hë do qash tani, do qash?”

Në kuadër të lojës por mua më vjen shumë keq që gjërat kanë shkuar kështu. Çfarë po ndodh? Po fiton maskilizmi dhe po shkelet me këmbë një femër që nuk ka bërë asgjë. Të gjitha femrat kanë shokë e shoqe kur janë jashtë. Ku jemi këtu, para 100 vjetësh që po i dhe dorën një mashkulli je lidhur me të?

Në momentin që në këtë vend do të barazohet femra me mashkullin atëherë do të ecim para.

Edhe ajo që kam përballë (Kiara) është e bullizuar. Qoftë te loja, qoftë që nuk iu dha shumë e drejta të luante si duhej. Tani unë e them sinqerisht, ju të gjithë jeni miqtë e mi.

Gerta Gixhari: E rëndësishme është që Dea është në finale. Gjithë të tjerat tashmë janë kapërcyer.

Bujar Hoxha dea mishel finalja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“La Roja”-t marrin lojën në dorë, shënojnë të dytin dhe hedhin hapin e sigurt drejt finales

22:42 / July 14, 2026

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.