Vajza që punonte si punonjëse seksi me inicialet D.M, deklaroi përpara organit të akuzës se ishte Nikaj ai që i gjente klientët. Ajo ka rrëfyer se i ati i ka vrarë të ëmën dhe se ajo kishte ndjekur këtë rrugë pasi kishte mbetur e vetme.
Ndër të tjera, vajza në fjalë mësohet të ketë treguar se për njërin nga klientët ka shkuar deri në Maqedoninë e Veriut për ta takuar.
“Babai më ka vrarë nënën, mbeta evetme pas asaj ngjarjeje. Mbaj mend edhe tri raste të tjera që kam kryer marrëdhënie në këmbim të parave. Klientët siç jua thashë m’i ka gjetur Zogu i Tiranës,”– mësohet të jetë shprehur e reja e cila po hetohet në gjendje të lirë, duke treguar edhe merat e klientëve.
Nga ana tjetër 28-vjeçari Hermes Nikaj mësohet se ka mohuar gjithçka duke u shprehur se të gjitha aktivitetet e kryera janë bërë me dëshirë dhe nga dëshira për të eksploruar. Ai ka mohuar të jetë tutor apo të ketë marrë pagesa në këmbim të seksit të ofruar.
