Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Baballarët më të fiksuar se nënat për t’i kontrolluar fëmijët nëpërmjet pajisjeve elektronike

15:46 / January 13, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
femijet baballaret
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të qenit i ngjitur në monitorin e bebeve nuk është mirë për prindërit dhe kontrollimi i monitorit çdo minutë nuk po e bën fëmijën më të sigurt.

Monitoruesit e foshnjave mund të jenë jashtëzakonisht të dobishëm për mbajtjen e një veshi ose syri gjithmonë drejtuar tek fëmija teksa fle, ndërsa ju gjendeni në një pjesë tjetër të shtëpisë suaj, por kontrollimi i tij shumë shpesh mund të shkaktojë ankth. Sa shpesh e kontrolloni monitorin e bebit tuaj? Dhe sa shpesh e bën partneri juaj?

Një studim i ri ka se gjetur baballarët e kontrollojnë më shumë monitoruesin e bebeve. Studimi, zbuloi që më shumë se 1 në 3 baballarë kontrollonin monitorët e tyre të paktën një herë në minutë. Vetëm një e katërta e nënave kontrollojnë monitoruesin e bebeve aq shpesh.

Ekspertët shqetësohen se monitoruesit e sotëm për fëmijë të teknologjisë së lartë, konkretisht ato që lidhen me telefonat tanë dhe pretendojnë se monitorojnë shenjat jetësore, mund t’i bëjnë prindërit më të shqetësuar, në vend që të lehtësojnë ankthin.

“Duke monitoruar vazhdimisht foshnjat e shëndetshme, prindërit në mënyrë të pashmangshme do të përjetojnë disa alarme për gjendje që nuk janë të rrezikshme për jetën, duke përfshirë alarmet false për shkak të objektit në lëvizje ose shkaqeve të tjera dhe alarmeve të vërteta pozitive për ngjarje që nuk janë klinikisht të rëndësishme”, theksojnë autorët e një studimi të rishikuar nga kolegët e fundit të botuar në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane.

“Në vend që të sigurojnë prindërit, këto përvoja mund të gjenerojnë ankth dhe një supozim të rremë se foshnja e tyre rrezikon të vdesë. Këto konsiderata prezantojnë perspektivën që përdorimi i një monitori mund të sjellë dëme te foshnjat dhe familjet e tyre, në mënyrë indirekte”.

Të qenit i ngjitur në monitorin e bebeve nuk është mirë për prindërit dhe kontrollimi i monitorit çdo minutë nuk po e bën fëmijën më të sigurt. Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) nuk rekomandon monitoruesit e bebeve si një mënyrë për të parandaluar Sindromën e Vdekjes së Papritur të Foshnjeve.

Në vend të kësaj, ata rekomandojnë praktika të sigurta të gjumit:

Foshnja duhet të ndajë një dhomë gjumi me prindërit, por jo të njëjtën shtrat.

Foshnja duhet të flejë në shpinë në një sipërfaqe të fortë, siç është një krevat fëmijësh.

Foshnjat nuk duhet të kenë në shtrat jastëkë dhe lodrat e tyre të buta.

“Ne e dimë se ne mund ta mbajmë një fëmijë më të sigurt pa shpenzuar shumë para në pajisjet e monitorimit të shtëpisë, por përmes masave të thjeshta paraprake”, tha Dr.Rachel Moon i AAP.

Sondazhi zbuloi se nënat kanë më shumë të ngjarë të kontrollojnë monitorimin e bebit vetëm kur fëmija qan, përkundrejt baballarëve që kanë më shumë gjasa të kontrollojnë vetëm rastësisht gjatë gjithë kohës.

baballaret Fiksuar tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026

Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

19:24 / January 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.