Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Babë e bir kishin ngritur 10 sera për kultivimin e kanabisit

09:22 / July 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture235
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në prangat e Policisë ka rënë një 36-vjeçar, pasi akuzohet se bashkë me babanë e tij kishin ngritur 10 sera për kultivimin e kanabisit pranë banesës së këtij të fundit. Sipas policisë ata kanë kultivuar 925 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Njoftimi i policisë

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë, operacioni policor i koduar “Kërkimi”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në inteligjencën policore për vendndodhjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kërkimi”, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Në fshatin Shkozë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kapën shtetasin A. F., 36 vjeç, banues në Thumanë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar 36-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Shtetasi A. F., në bashkëpunim me babanë e tij dhe me një shtetas tjetër (i arrestuar më parë), ka kultivuar 925 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, në 10 sera në afërsi të banesës së babait të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Kanabis
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.