Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Babë e bir shisnin drogë pranë shkollave, ja si i zbuloi policia

12:12 / February 5, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 58-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij pasi shisnin drogë pranë shkollës në Kamzë.

Sipas hetimeve të policisë, B. J. 24 vjeç., merrej me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit cannabis sativa, në afërsi të shkollave të mesme të Kamzës dhe në aktivitetin e tij kriminal ndihmohej nga babai tij M. J.

Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti 170 doza me lëndë narkotike cannabis, një sasi tjetër të papaketuar cannabis sattiva, një makineri që shërbente për bluarjen e lëndës narkotike cannabis dhe sende të tjera, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I PLOTE
Kamëz

Finalizohet operacioni policor “Proper Movement”.

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 5 Kamëz, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Arrestohet në flagrancë një 58-vjeçar që posedonte lëndën narkotike, si dhe shpallet në kërkim policor djali i tij.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 440.7 gr. lëndë narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, një makineri grirëse për lëndën narkotike dhe sende të tjera.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Kamëz, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bazë të të dhënave të mbledhura në rrugë operative se dy shtetas përgatisnin lëndë narkotike të llojit cannabis sativa, në banesën e tyre, në rrugën “Drini” Bathore, Kamëz, me qëllim shpërndarjen në doza të vogla, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Proper Movement”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

M. J., 58 vjeç, banues në Bathore, Kamëz.

Si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi: B. J., 24 vjeç banues në Bathore, Kamëz.

Nga informacionet e marra dhe veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi B. J. merrej me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit cannabis sativa, në afërsi të shkollave të mesme të Kamzës dhe në aktivitetin e tij kriminal ndihmohej nga babai tij M. J.

Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti 170 doza me lëndë narkotike cannabis, një sasi tjetër të papaketuar cannabis sattiva, një makineri që shërbente për bluarjen e lëndës narkotike cannabis dhe sende të tjera, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” në ngarkim të shtetasve M. J dhe B. J.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Apeli ndryshon masën e sigurisë për Petri Bozon, producenti lirohet nga paraburgimi dhe kalon në “arrest shtëpie”

20:35 / August 15, 2026

Tentativë vrasjeje në Elbasan, arrestohet autori! Shënjestra i shpëton atentatit në lokal

17:34 / August 15, 2026

Tentativë vrasjeje në një lokal në Elbasan, personi nxjerr armën dhe e drejton ndaj një tjetri

17:21 / August 15, 2026

Zjarri në Parkun e Lurës në Dibër jashtë kontrollit, flakët djegin 300 hektarë pyje. Në operacion 2 avionë dhe 2 helikopterë

17:18 / August 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.