Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Babi vrau mamin”, dëshmia rrëqethëse: Vajza e Enkeleida Danajt duke qarë i tregoi foton policisë

12:26 / May 16, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
enkeleida danaj 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vrasja e Enkeleida Danajt në Greqi ka tronditur banorët e Menidit, aty ku ndodhi krimi. Një prej banorëve ka dhënë një dëshmi rrëqethëse pas ngjarjes. Ajo tregoi se vajza e 40-vjeçares ka ardhur pranë vendit të ngjarjes në gjendje shoku, duke folur në celular dhe duke thënë se i ati i vrau mamanë.

“Një vajzë e vogël erdhi pranë skenës së krimit dhe tha se “mbase është mamaja ime”, ndërkohë që vetëm qante. Ajo i tregoi një foto policisë dhe kështu ato mundën që të identifikojnë mamanë e saj. Ajo tha se e ëma nuk kishte shkuar në punë sot dhe pasi i tregoi foton policisë tregoi se babai i saj e ka vrarë atë”, tha dëshmitarja sipas asaj që raporton Protothema.

enkeleida danaj 1024x575 1

Sipas pretendimeve të banorëve, çifti kishte blerë një banesë në zonë.

“Po fliste në celular dhe thoshte, “më vranë mamin, më vranë mamin”, ishte shumë e shokuar. Ajo thoshte fliste dhe thoshte “ndoshta babai e vrau atë, e gjeti rrugës për në punë””, tregoi dëshmitarja.

Siç thotë ajo me shumë mundësi vajza fliste me vëllain duke i thënë atij: Babi vrau mamin.

Enkeleida Danaj dyshohet se u vra nga bashkëshorti, Eduard Danaj, 50 vjeç. Ajo e kishte denoncuar disa herë atë për dhunë në familje. Madje të premten ai duhej të dilte para gjykatës në lidhje me denoncimin e saj më të fundit që kishte ndodhur rreth 9 ditë më parë. Madje siç kanë raportuar mediat, dyshohet se ai ka dhunuar edhe vajzën.

40-vjeçarja Danaj u vra teksa shkonte për në punë. Ajo u godit me një thikë në bark, plaga e së cilës i shkaktoi vdekjen.

Enkeleida Danajt Greqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tentoi të kalonte nga Shqipëria në Britani me armë zjarri, 42-vjeçari: Bëra qitje me shokët në Tropojë

15:20 / September 2, 2026

Vijojnë ndryshimet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin Blendi Sulaj

15:15 / September 2, 2026

Evis Sala reagon pas dorëheqjes: Kam pranuar angazhime në fushën time të ekspertizës! Mirënjohje Ramës për besimin

15:11 / September 2, 2026

4 mijë aplikime për rimbursimin e inputeve bujqësore

13:34 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.