Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Baçi: Të enjten sërish para Kuvendit, s’do ta lëmë Ramën asnjë minutë të qetë

21:24 / February 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Luan Baci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Politika ka hyrë në një fazë të re tensioni dhe deputeti Luan Baçi bën përgjegjës për këtë mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se opozita nuk do të ndalë aksionin e saj brenda Kuvendit dhe në rrugët dhe sheshet e vendit.

Baçi: Tensionet në mënyrë të qëllimtë i provokon mazhoranca dhe kryeministri Rama. Opozita është ngritur në nivelin e duhur të opozitës dhe Edi Rama ka humbur kontrollin mbi situatën, përjashton deputetët nga parlamenti, në bashkëpunim me Alibashën i përjashton nga grupi parlamentar, vazhdon të ushtrojë presion mbi të vetmin institucion që ka mbetur, opozita, që i ka dalë jashtë kontrollit. Seanca e sotme ishte seancë turpi. Nuk mund të përjashtosh fizkisht deputetët e opozitës, marrëzi e Edi Ramës. Na bllokoi me Gardën. Ai është një parlament ilegjitim, një parlament hajdutësh dhe kriminelësh. Parlamenti do të jetë çdo ditë në sheshe e rrugë, aty ku do të jenë qytetarët. Sheshet dhe qytetarët do të flasin çdo ditë por nuk do të lëshojmë dhe parlamentin. Do të shkojmë sa herë ka seancë. Nuk do lejojmë Ramën të ozurpojë çdo pushtet. Do të vazhdojmë pa u tërhequr asnjë hap pas. Do të jemi para parlamentit ditën e enjte. Qytetarët të na mbështesin akoma më shumë për të mos e lënë Edi Ramën asnjë minutë të qetë në marrëzinë e tij.

Një tjetër element që tensionoi seancën e sotme ishte dhe pretendimi i zotit Berisha se disponon video erotike të McGonigal me ministra të Ramës. Mazhoranca propozoi përjashtimin e tij maksimal nga Kuvendi, sipas asaj që parashikon rregullorja.

Baçi: Kur politikanët kryejnë veprime të tilla çdo gjë ka lidhje me politikën, duhet të përgjigjen për veprimet e tyre. Socialistët nëse janë të pastër të argumentojnë të kundërtën. Si duket u djeg kjo punë, e dinë që kanë problematika të kësaj natyre dhe hidhen në sulm për tu mbrojtur nga e pambrojtura.

Mungesën e Ramës në Kuvend, Baçi e lidhi me frikën që ka ai për tu përballur me opozitën.

Baçi: Ai nuk përballet dot me opozitën dhe gjen justifikime të kësaj natyre. Ka kohë që fshihet. E di që çdo fjalë që do të thotë për skandalin me ish-shefin e Antizbulimit të Inteligjencës amerikane do ti përdoret nesër në gjyq kudo që të jetë, edhe këtu dhe në SHBA.

baci enjten minute
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.