Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Bajame para se të flini, më mirë se ilaçet e gjumit

23:25 / September 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bajamett
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjumë jo i qetë, i parehatshëm dhe jo çlodhës. Të gjithë hasim probleme me gjumin ndërkohë që një nga faktorët kryesorë të gjumit jo të qetë lidhet drejtpërdrejtë me mënyrën e të ushqyerit. Dietologë dhe studime të shumta kanë treguar se disa ushqime të cilat konsumohen para se të flemë ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit. E për rrjedhojë ndihmojnë organizmin dhe trupin që të çlodhet dhe të relaksohet gjatë orëve kur është në shumë.

Një nga produktet më të rekomanduara janë bajamet. Midis të gjitha ushqimeve të tjera, bajamet përmbajnë të gjithë përbërësit që ndikojnë direkt në përmirësimin e gjumit. Konsumimi i bajameve ndihmon trupin të gjejë menjëherë qetësinë e nevojshme për të rënë në gjumë.

Bajamet janë të pasura me proteina dhe izolojnë urinë e tepërt në darkë. Por më shumë se sa frenojnë urinë ato përmbajnë pesë elementë të rëndësishëm ushqyes të cilët përmirësojnë gjumin. Të pestë këto elemente bashkëveprojnë duke i shndërruar bajamet në një ushqim të fuqishëm që shmangin urinë e tepërt, qetësojnë muskujt dhe nervat dhe ju ndihmojnë për një gjumë më të mirë. Ndaj dhe nuk ka asnjë çudi se përse bajamet konsiderohen një superushqim.

Triptofani është një amino acid i cili prodhon dy neurotransmetues kyç, melatoninën dhe serotoninën. Melatonina ndihmon në mirëmbajtjen e regjimit të trupit, që ju të flini në darkë dhe të zgjoheni në mëngjes.

Serotonina ndihmon në rregullimin e humorit duke larguar stresin e duke ndihmuar në një gjumë të mirë. Bajamet janë ndër produktet më të pasura me triptofan. Studimet kanë treguar se mungesa e qoftë një sasie të vogël magnezi ndikon në një gjumë të parehatshëm. Magnezi ndihmon në funksionimin e mirë të muskujve duke nxitur çlodhjen gjatë gjumit.

Rritja e nivelit të kalçiumit rrit hormonin e melatoninës çka nxit përgjumjen. Studimet tregojnë gjatë gjumit të thellë niveli i kalçiumit në trup është shumë i lartë. Stresi çon në ankth dhe depression dhe të dyja këto fenomene ndikojnë negativisht në gjendjen e humorit duke sjellë pagjumësinë. Niacina luan një rol kyç në rregullimin e stresit duke ndihmuar në çlirimin e ankthit dhe depresionit duke nxitur një gjumë më të mirë.

Sa më gjatë të qendroni pa ushqim aq shumë do të ulet niveli i sheqerit në gjak. Ky fenomen është ndër shkaktarët kryesorë të zgjimit në mes të natës. Duke konsumuar një produkt që në përmbajtjen e tij ka proteina zgjimi papritmas natën do të shmanget. 

bajame flini ilace gjumi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026

Vera ka ardhur, ja perimet që i bëjnë më shumë mirë organizmit

21:38 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.