Elis Bakaj po kalon një formë të shkëlqyer në Bjellorusi, pasi me skuadrën e tij Shaktjor Soligorski ndodhen në vendin e tretë, kampionat.
Të premten shqiptari gjeti golin e tij të katërt në kampionat dhe të tretin për ekipin e tij në sfidën e fituar 3-1 ndaj Dniapros.
Paraqitja dhe goli i shënuar bën që shqiptari të jetë pjesë e formacionit më të mirë të javës në kampionatin bjellorus.
Shaktjor Soligorski ndodhet në vendin e tretë me 24 pikë, aq sa ka Bate Borisov i vendit të dytë dhe ka dy pikë më pak se Bresti që kryeson.
