Për shkak të rolit të saj si opinionistë në BBV, Balina Bodinaku është vënë shpesh në “shënjestrën” e fansave por dhe shumë e komentuar po ashtu në rrjetet sociale.
E ftuar në emisionin e Aulona Mustës, Bodinaku u ndal tek dy momente të vështira në jetën e saj dhe njëri prej tyre ishte divorci. Ajo tha se u përballë me një situatë kritike shëndetësore.
“Një nga momentet më të vështira ka qenë divorci, sepse vinte pas një raporti shumë të gjatë. Unë isha fare fëmijë, rreth 17 vjeçe kur fillova lidhjen dhe pas 10 vitesh u ndamë. Duhej ta filloja nga zero gjithçka. Një moment tjetër është kur u përballa me një situatë shumë kritike shëndetësore”, u shpreh Balina.
Aktualisht, Bodinaku është në një lidhje me gazetarin Andi Bushati, me të cilin bashkëjeton prej vitesh.
