Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balla bën deklaratën ‘bombë’: Nëse SPAK e çon deri në fund këtë dosje, Sali Berisha shkon në burg

22:27 / December 29, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialist, Taulant Balla vlerëson si premtuese punën e deritanishme të prokurorisë speciale antikorrupsion.

Një një intervistë në emisionin ‘Përballë’,  Balla tha se numri i gjyqtarëve të SKAK është i mjaftueshëm për të çuar pas hekurave këdo që i ka hyrë në hak ligjit.

“Besoj se rezultatet e para, fillimi është tejet I mirë dhe shumë premtues për krijimin e një track recorder solid me raste politikanësh, gjyqtarësh, prokurorësh të korruptuar të cilët duhet të përballen me drejtësinë.

Numri i gjyqtarëve është i mjaftueshëm për tu përballur me çështje për të cilat hyjnë nën juridiksionin e tyre.

Përveç 10 prokurorëve të Spak-ut, Shqipëria ka dhe 350 prokurorë të tjerë të ndarë sipas rretheve. Në këtë këndvështirm numri është i mjaftueshëm për të cuar pas hekurave këdo që i ka hyrë në hak ligjit”, tha Balla në Përballë.

Balla tha gjithashtu se njerëzit duhet të besojnë tek drejtësia e re e cila sipas tij do të çojë pas hekurave ish liderin demokrat Sali Berisha.

“Ka mjaft çështje nga prokuroria speciale antikorrupsion Spak, ka akuza të ngritura dhe procedime në gjyqësor të më shumë se 60 rasteve të cilat unë shpresoj që të ecin përpara.

Ka kallëzime të reja dhe regjistrime procedimesh penale të reja për akte të rënda korruptive dhe mqs jam personi që kam bërë kallëzim për rastin e klubit sportiv Partizani, privatizimin e tij në mënyrë krejt të paligjshme.

Këto janë çështje të cilat unë besoj reforma në drejtësi ka prodhuar një institucion të besueshëm sikurse SPAK. Nëse dosjes penale të privatizimit të sport klub Partizanit do t’i shkohet deri në fund Sali Berisha shkon në burg.

A donit një rast? Unë nuk I njoh dosjet e tjera po atë e njoh shumë mirë sepse jam vet personi që e kam ndjekur këtu e 10 vite.

Sikurse rrallë ndodh në Shqipëri por unë nuk jam tërhequr nuk jam dorëzuar dhe kam vendosur që atë që kam thënë dhe nuk e kam bërë për politikë por e kam thënë me bindje se njerëzit duhet të besojnë tek drejtësia dhe sot me drejtësinë e re besoj se ajo çështje do të shkojë deri në fund.”- theksoi Balla.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.