Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Balla bën deklaratën e fortë: Mos i votoni politikanët që s’mbajnë maska!

13:41 / February 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balla 3 770x403 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi sot në Kuvend se në vitin 2012 qeveria e Sali Berishës pengonte projektin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën, për shkak të lidhjeve familjare.

Taulant Balla foli edhe për mosrespektimin e masave anti-Covid nga shumë politikanë, duke i cilësuar një shembull të keq që nuk duhen votuar.

“Askush nuk duhet të harrojë që në vitin 2012 qeveria e asaj kohe pengonte projektin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën, për shkak të ndërhyrjeve dhe lidhjeve familjare të Sali Berishës. Sapo ne erdhëm në qeveri, në vitin 2013, projektet e interkonjeksionit u zhbllokuan. Sot ne konstatojmë se Kosova është tërësisht e pavarur në aspektin e energjisë elektrike. Ne kemi sot rrjetin e interkonjeksionit me Kosovën falë rrjetit të KFV-së. Qeveria gjermane ka investuar në Shqipëri në këto 30 vjet mbi 1.1 miliardë euro, është ne vendin e parë të investuesve direkt në Shqipëri”, tha Balla.

Kreu i grupit parlamentar u ndal edhe te procesi i legalizimeve, duke u shprehur se “nga viti 2005 deri në 2013 qeveria e Sali Berishës legalizoi 600 banesa, kryesisht dyqane dhe kioska të miqve të pushtetit, ndërsa nga viti 2013 e sot janë legalizuar 16 mijë objekte”.

Sa i takon masave anti-COVID Balla u shpreh: “Ne politikanët duhet të jemi shembull për respektimin e masave. E vërteta është që politikanët në një pjesë të madhe të territorit janë bërë shembulli më i keq për mosrespektimin e rregullave. Një politikan që shkon pa maskë të takojë qytetarët edhe kur e ka kaluar COVID-in nuk duhet votuar”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj dhe homologu italian takohen me kryetarët e të gjitha komunave arbëreshe në Itali: Dëshmi e gjallë e miqësisë së veçantë

15:55 / November 9, 2026

Takimet speciale dhe eskortat në qeli, drejtori i policisë së Burgjeve tregon se çfarë ndodh në burgjet shqiptare

15:40 / November 9, 2026

Gjermani/ Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale

15:38 / November 9, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.