Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Balla: Besoj te pafajësia e Thaçit dhe Veselit

15:01 / June 25, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balla55 770x398 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, foli në foltoren e Kuvendit për akuzat ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kreut të PDK, Kadri Veseli, duke thënë se ata janë të pafajshëm.

Pjesë nga fjala e Ballës në Kuvend:

Nuk është gjuha që duhet gjuha që foli zonja, nuk i bën nder asnjë deputeti të marrë nëpër gojë të tjerë në atë mënyrë dhe ku një zonjë një zonje tjetër. Ajo që do i bënte nder çdo deputeti sot, dhe unë dua ta them, se ne si Kuvend duhet të shprehim indinjatën e thellë lidhur me akuzat ndaj Thaçit e Veselit, ku lufta çlirimtare rikthehet si fantazmë, si një mjet për të ngritur tymnajë të padrejtë përkundrejt asaj që është skalitur në historinë e kombit shqiptar si një luftë që Kosova e ka zhvilluar për çlirim, liri dhe pavarësi. në këtë këndvështrim mendoj se ne këtu duhet të flasim me një zë. Unë nuk e besoj akuzën, jam i bindur dhe i sigurt, Hashim Thaçin e kam njohur personalisht, Ramushin, Kadriun, të gjithë udhëheqësit e luftës çlirimtare. Ne si Kuvend, padyshim Komisioni i Jashtëm, duhet të kemi një qëndrim tonin. Mendoj që Kuvendi i Shqipërisë të merret me çështje të tilla serioze, fjalët e urrejtjes nuk i bëjnë nder këtij institucioni.

Gjej rastin të falënderoj Edlirën, Tatjanën dhe Nimetin për atë që përfaqësojnë. Shqipëria, Kuvendi ndaj është i tillë, sepse përfaqëson të gjitha trevat. Nuk mund t’i mohoni kësaj qeverie, se nuk ka pasur deri më 2013 asnjë kryeministër paraardhës, këtu po të doni fusni edhe Adyl Çarçanin, që të ketë ngritur me dinjitet çështjen çame në bisedimet bilaterale me palën greke apo në institucionet ndërkombëtare. PS është krenare që ka brenda grupit të vet, apo në elektoratin e vet, një pjesë të madhe të komunitetit çam, por ne nuk e kemi konsideruar këtë një pjesë të fushatave elektorale. Kjo është një çështje që zgjidhet me dinjitet kombëtar dhe jo me elektorat.

E fundit, i dëgjova me kujdes një pjesë të kolegëve për një diskutim që duhet të vijojë. Ne nuk kemi thënë që nuk do t’i marrim në konsideratë propozimet e kolegëve për Reformën Zgjedhore. PS ka vetëm një kusht për këtë reformë: votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. Për sa i përket çështjeve që ju propozoni për hapje listash, nuk është tabu, jemi të gatshëm të ulemi e të diskutojmë. Kemi hapësirë dhe kohë ta bëjmë brenda afatit të përcaktuar kushtetues brenda këtij sesioni parlamentar dhe pastaj të masim forcat para popullit shqiptar, për zgjedhjet e pranverës së ardhshme. Unë kam propozuar datën 9 maj për zgjedhjet

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.