Damian Gjiknuri është propozuar si bashkëkryetar i komisionit për reformën zgjedhore bëri të ditur kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Ai foli pas mbledhjes së grupit të PS ndërkohë që për pak nis edhe mbledhja e përbashkët e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ku do të diskutohet për zgjatjen e afateve të vetingut.
“Zgjatja e afatit të vetingut tejkalon axhendat politike. Ta mbështesim e ta votojmë brenda këtij sesioni parlamentar këtë çështje”, tha Balla.
Përsa i përket komisionit të reformës zgjedhore, Balla tha se komisionerët do të jenë përgjegjës nëse kanë tjetërsuar rezultatin, dhe se rihapja e kutive bëhet për transparencë dhe jo ndryshim të rezultatit.
