Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Balla: Duhet ta konsolidojmë Paketën e Sigurisë në shkolla, problem dhuna në rrjete sociale! Prindërit janë të shqetësuar

08:53 / January 19, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balla ne berat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi një takim në shkollën e Mesme Arristike “Ajet Xhindole” në Berat, ku u interesua rreth zbatimit të “paketës së sigurisë në shkolla” dhe rezultateve të arritura. Në bashkëbisedimin që pati me stafin drejtues të shkollës dhe një përfaqësi të nxënësve, ishin të pranishëm edhe drejtues të pushtetit vendor dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Ministri Balla theksoi se paketa e sigurisë në shkolla, mbetet një objektiv shumë i rëndësishëm i punës së Policisë së Shtetit dhe që ka nevojë të konsolidohet më tej, duke përfshirë edhe problematikat e dala nga fenomeni i krimit online, që po shfaqet përmes formash nga më të ndryshmet.

“Paketën e sigurisë në shkolla duhet ta konsolidojmë sepse gjithmonë dalin gjëra të reja. Kur e filluam paketën, nuk e kishim menduar që një prej shqetësimeve janë krimet kibernetike, apo online, të cilat janë shqetësim edhe për familjet, mësuesit etj.” – tha ai në lidhje me këtë fenomen. Duke vlerësuar punën e bërë nga DVP Berat për zbatimin e paketës së sigurisë në shkolla, Ministri Balla u shpreh se ajo mbetet një objektiv shumë i rëndësishëm.

“Kemi diskutuar me Prokurorin e Përgjithshëm për të shtuar një dimension tjetër te paketa e sigurisë, që lidhet me dhunën dhe format e saj online. E vërteta është që ky shqetësim na vjen nga shumë prindër. Unë personalisht marr mesazhe nga prindër, që shqetësohen se vajza apo djali i tyre dhunohet online nga bashkëmoshatarë të fshehur në llogari të tjera dhe që kjo ka sjellë gjithmonë një shqetësim nga ana e tyre. Unë dua t’ju garantoj që Policia e Shtetit po punon që bashkë me prokurorinë, të rrisim sa më shumë forcën tonë parandaluese, pra që edhe kjo formë e re të marrë një zgjidhje nga ana jonë. Por kjo ka vetëm një kusht: – kushti ynë është që të kemi sa më shumë bashkëpunim nga ana juaj.

Sa më shumë të rinj, nxënës, por edhe staf arsimor, që bashkëpunojnë me ne, për të na dhënë sa më shumë informacion; bie fjala, te rruga aty kur dilni nga shkolla, aty mund të jetë dikush që synon të bëjë tregti me shëndetin tuaj, duke shitur lëndë narkotike. Mjafton një informacion që ju mund të na jepni në mënyrë të besuar, drejtorit të shkollës, kryetarit të bashkisë ose mund të na e jepni drejtpërdrejt ne! Ne jemi aty për të garantuar që askush të mos afrohet, sepse mendoj dhe këtu biem të gjithë dakord që përdorimi i lëndëve narkotike, jo vetëm që dëmton shëndetin tuaj në radhë të parë, krijon varësi, por dëmton edhe shëndetin financiar të familjes tuaj, më keq akoma,” – nënvizoi Ministri gjatë fjalës së tij.

balla Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.