Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Balla i përgjigjet Berishës: Kur flet për korrupsion, njësoj sikur flet djalli për mëkatet

14:35 / September 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha balla 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike i ka bërë thirrje Bashkimit Europian të mos disbursojë fondet për Shqipërinë, nëse nuk hetohen aferat korruptive.

Berisha tha nga foltorja e parlamentit se Shqipëria e ka tejkaluar çdolloj limiti për korrupsionin dhe u bëri thirrje institucioneve europiane të tregojnë kujdes me paratë e taksapaguesve shqiptarë e europianë.

Berishës i është përgjigjur kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili u shpreh se ish-kryeministri nuk duhet të flasë për korrupsionin.

Balla: Ik plaku Mere me gjithë tespie! Kur dëgjon Saliun të flasë për korrupsionin është njëlloj sikur të dëgjosh djallin të flasë për mëkatet. E vërteta është që sot humbi një tjetër mundësi që të fillojë të tregojë mëkatet e veta. Dua të flas për një tjetër çështje të rëndësishme, financimin e depërtimeve të financimeve ruse. Kur unë e kam ngritur këtë çështje në vitin 2017 në këtë sallë, edhe Mondi (sa herë çoheshe këtu thoshe Taulanti ia fut kot), edhe Gjekmarkaj në studiot televizive…ne nuk jemi imunë. Kallëzimin për këtë çështje e kam bërë unë dhe çështja vijon të jetë dyer e drejtësisë sepse do ta çoj deri në fund. Kur ishit me Lulin bashkë thoshit nuk është e vërtetë, tani që jeni prishur me Lulin, thoni është e vërtetë. Është koha që ne të ndërmarrim të gjitha nismat ligjore përfshirë punën që po bëhet në komisionin e posaçëm të reformës. Si është ajo shprehja “dëgjuam krisma.” E vërteta është që paska pasur krisma. “Non grata” e Bosnjes dhe ajo e Shqipërisë janë problem për gjithë Ballkanin. Nëse ju doni të bëni parti me një “non grata” udha e mbarë ju qoftë. Do vijë një ditë që do hani njëri-tjetrin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

San Marino-Shqipëri/ Vendasit përpiqen të reagojnë, portieri Sherri shpëton kuadratin

22:22 / September 29, 2026

Aksident në aksin Lushnje-Berat, plagosen dy shtetasit nga Bangladeshi

21:41 / September 29, 2026

Ndihmë e re për fëmijët me aftësi ndryshe, kryeministri Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës

21:24 / September 29, 2026

Veliaj jep një pagë shpërblim për zjarrfikësit e Tiranës, 189 efektivë përfitues

21:11 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.