Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla foli përsëri në foltoren e Kuvendit ku i’u drejtua me nota ironie në opozitës, teksa i sugjeroi kësaj të fundit se duhet të marrë disa modele nga socialistët.
Në fjalën e tij, Balla tha se barazia gjinore është pjesë e ADN-së së PS-së dhe se një shtëpi nuk mund të familje pa një burrë dhe pa një grua.
“S’do e merrja fjalën gjithmonë kur kemi marrëveshje të tilla, kolegë të opozitës për fat të keq, nuk e fillojnë fjalën e tyre, që duhet të jetë nga të gjithë, me atë që është aspekti politik i një marrëveshje. Ne jemi të gjithë politikanë, të gjithë këtu dhe disa pretendojnë të bëhen. Nuk bëhesh politikan sa hyn në Kuvend, të duhen ça kohë. Kjo është një marrëveshje financiare e dyta brenda këtij viti, me Francën. Këto janë lokomotiva kryesore. Agjencia Franceze për zhvillim është certifikatë. Doni apo s’doni ju, kjo parti, PS, promovimin e barazisë gjinore, e ka AND të vetën. Duke qenë se jeni duke ndryshuar statutin, merrni ca modele nga ne. Pa një burrë dhe pa një grua nuk bëhet shtëpia. E tillë është familja. Se ça punë ka sterilizimi me marrëveshjen me Francën?!”, tha Balla.
