Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balla kujton krijimin e FRESSH-it: Orientimi ishte i njëjtë me Studentët e Dhjetorit, “ta bëjmë Shqipërinë si Europa”

11:55 / January 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taulant balla1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ,kujtoi hapat e para të krijimit të Forumit Rinor Eurosocialist. Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e organizuar për 30-vjetorin e krijimit të kësaj organizate rinore, Balla u shpreh se ajo lindi me orientimin e njëjtë si Studentët e Dhjetorit “ta bëjmë Shqipërinë  si gjithë Evropa”.

“Misioni i FRESSH-it ishte aktivizmi politik, por ajo u kthye në një akademi politike. Si organizatë rinore orientimi ishte i pandryshueshëm, i njëjtë me atë të studentëve të dhjetorit, ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa, ta anëtarësojmë Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Kjo aspiratë e FRESSH-it u gdhend dhe në simbolin e tyre, një lulëkuqe me 12 yjet e Bashkimit Evropian.

Dhe në 1993 ne filluam të kishim dhe këngën tonë, “Go West” të Pet Shop Boys. Shko në Perëndim thotë një varg se aty ka diell dhe në ato ditë dimri.”, tha Balla.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij Balla vlerësoi dhe kontributin e FRESSH ndër vite.

“FRESSH nuk ishte vetëm organizata më e madhe politike për rininë shqiptare, por luajti një rol të rëndësishme në vendimarrjen e Partisë Socialiste. Nuk ishte aq rastësore që dy kryetar të FRESSH-it u bënë dy herë kryeministër.

Mos të harrojmë kontributin që FRESSH ka dhënë gjatë protestave apo gjatë pandemisë në shpërndarjen e barnave për të moshuarit.

Motra dhe vëllezër, PS mbetet partia më e hapur ndaj të rinjve dhe ndaj na duhet një hapje më e re që të jetë dhe më e madhja në këto 30-vite. PS është e hapur të bashkëpunojë me çdo të ri dhe të re në të gjithë vendin, kudo që ata janë”, tha Balla.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Help4You” platforma edhe në gjuhën shqipe, për të rinjtë/ Hita: Siguria në shkolla mbetet prioritet për Policinë e Shtetit

12:16 / November 19, 2026

Projektligji për sponsorizimet miratohet në Komisionin e Edukimit, 6 vota pro dhe asnjë kundër

12:10 / November 19, 2026

Përfundon samiti në Shenzhen/ Mbyllet pas 90 minutash takimi mes Putin, Xi Jinping dhe Trump

12:08 / November 19, 2026

Piktura e Van Gogh shitet për një çmim rekord prej 190 milionë dollarësh

11:03 / November 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.