Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Balla: Luli e Saliu janë bashkë, mbrojnë njëri-tjetrin. Do u bashkohet më 24 korrik edhe Iliri në “Shtëpinë e Hajnisë”

14:11 / February 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balla 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka lëshuar akuza në drejtim të opozitës, kryetarit Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas Ballës, Basha dhe Berisha janë bashkë dhe mbrojnë njëri-tjetrin.

Ai tha se së shpejti do u bashkohet edhe Ilir Meta në koalicionin, të cilin e ka quajtur si “Shtëpia e Hajnisë”.

“Me Lul, me Sali janë bashkë, mos kujtoni se janë ndarë. Janë bashkë, i pash në Parlament.

Bashkë janë edhe me Ilirin që do u bashkohet më datë 24 korrik te “Shtëpia e Lirisë”, ajo por është “Shtëpia e Hajnisë”.  Edhe Nard Ndoka i iku Bashës, edhe atë nuk e mbajti dot! Ne nuk kemi punë fare me këta”, tha Balla.

Para të pranishmëve, ai foli lidhur me implementimin e reformave ku kërkoi më shumë mbështetje.

Balla ndër të tjera kujtoi edhe sfidat e kryeministrit Edi Rama, ku ftoi qytetarët t’i jeni mirënjohës për sigurimin e fondeve pas pasojave sizmike si dhe menaxhimin e situatës Covid-19.

RRUGËT

Balla në fjalën e tij ka akuzuar ish-kryeministrin Berisha se gjatë qeverisjes së tij i la rrugët pambaruar në Lushnjë.

“Për t’i kujtuar shqiptarëve për rrugët e lëna rrugëve, hidhni një sy mbikalimeve të lëna në mes tek “Pushimi i Shoferit”. Vetëm dy këmbë, si mund të hipë makina nga një krah në tjetrin vetëm Luli dhe Saliu mund t‘i japin përgjigje.

Prioriteti themelor i këtij viti është Përroi i Lushnjës, thonë se këta e kanë premtuar para 30 vjetësh, 2022 do jetë viti që kjo merr fund dhe shërohet plotësisht e që do i japë Lushnjës një mundësi të re komunikimi sepse do shoqërohet me rrugë anësore jo vetëm pastrimi.

Të gjitha moshat të përdorin atë park që do lindë, për gjithë orët e ditës”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pedro Sanchez pësoi një humbje në Parlament, Spanja drejt zgjedhjeve të reja këtë vjeshtë

22:44 / October 2, 2026

Nga kriptoasetet te kanabisi mjekësor/ Këshilli i Ministrave miraton vendime dhe projektligje të reja

20:39 / October 2, 2026

Pritja e parë e ambasadorit të ri amerikan Wendt, marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet “Non grata”, s’ka ftesë

20:04 / October 2, 2026

Rama thirrje investitorëve të huaj: Mos e humbisni mundësinë për të investuar në Shqipëri

11:31 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.