Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Ai kërkoi që të merren të gjitha masat për mbarëvajtjen e sezonit turistik, të intensifikohet puna për goditjen e grupeve kriminale dhe pastrimin e alpeve e zonave të thella nga kultivimi i lëndëve narkotike.
Po ashtu, ndër porositë ishte dhe shtimi i vëmendjes ndaj ndërtimeve pa leje, sidomos në qendrat urbane dhe zonat turistike.
