Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Balla: Opozita të heqë dorë nga ultimatumet

14:06 / February 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taulant balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Opozita duhet të heqë dorë nga ultimatume që cenojnë integrimin e vendit në Bashkimin Europian është shprehur kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Ai ka komentuar nga Elbasani protestat e opozitës dhe ultimatumin e kreut të PD-së, Lulzim Basha se më 16 shkurt do të ketë protestë radikale.

Ndërkohë në seancën e radhës në Kuvend do të ratifikohet marrëveshja e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, dhe do të votohet paketa e reformës zgjedhore, për të cialat Balla kërkoi që opozita të bëhet pjesë.

Z . Balla si e komentoni ultimatumin e vendosur nga opozita me 16 shkurt?

Opozita te heqë dore nga këto ultimatume që cenojnë rrugën tonë drejt fillimit të bisedimeve për anëtarësimin në BE. Të gjithë e dimë që në këtë proces shumë i rëndësishëm është edhe roli që luan opozita. Seanca e djeshme në kuvendin e Shqipërisë ishte një seancë tejet normale dhe apeli im është që këtë normalitet duhet ta vijojmë, sepse ne i kemi besuar opozitës dy role të rëndësishme në punën dhe ndërthurjen që ka kuvendi i Shqipërisë përgjatë procesit të Integrimit Europian. I kemi besuar qoftë Këshillin Kombëtar të Fuqizimit dhe Komisionin e i Integrimit Europian në Kuvendin e Shqipërisë. Mirëpresim opozitën që në seancën e ardhshme, që do të miratojë marrëveshjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, por që opozita të vijë të votojmë së bashku paketën e reformës zgjedhore. Së fundmi kemi një kod zgjedhor që adreson më së shumti tërësisht të gjitha rekomandimet e OSBE ODHIRIT, për të tre zgjedhjet e fundit”.

A ju frikëson kjo protestë PS-në, sepse mund të përdoret edhe dhunë.

Duhet të jetë e qartë që Shqipëria është një rrugë pa kthim në zbatimin e plotë të reformës në Drejtësi. Kush mendon se me protesta, pa protesta, me bojkote pa bojkote mund të bllokojë implementimin e plotë të reformës në Drejtësi, krijimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Byrosë Kombëtare të hetimit, e ka shumë gabim.

Opozita Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.