Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla tha se maxhoranca do të prezantojë dy nisma të reja. Një për partitë politike dhe për ndryshimet në dekriminalizim.
”I depozitojmë sot, do jetë konferenca ajo e cila do t’i fusë në procesin e diskutimit. Thirrja ime për kolegë të opozitës, duhet një shumicë të cilësuar. Shpresoj që të gjitha përbetimet e djeshme, të Alibeajt se janë të gatshëm të bashkëpunojnë, që personat të mos jenë më pjesë e politikës.
Dje u konfirmua se në 30 vite i ka gënjyer ish-të përndjekurit. Fakti që Berisha nuk u paraqit në Kuvend për të votuar hapjen e dosjeve të ish sigurimit të shtetit, është ndëshkimi më ekzemplar, përmbyllja më kuptimplotë e një komunisti, të shndërruar në antikomunist. Ne po merremi me pjesën që ka të bëjë me ish sigurimin e shtetit”.
