Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balla, PS fiton në 2021 mandatin e tretë qeverisës

21:00 / January 7, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Taulant Balla 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’. Ai shprehu bindjen se socialistët do të fitojnë një mandat të tretë në vitin 2021.

Si e gjykoni protestën e sotme?
Së pari dua të bashkohem me një pjesë të madhe të studentëve, të cilët janë ndjerë keq ku ata që po përpiqen të marrin peng protestën, bënë disa akte të turpshme në dyert e universiteteve, me çekiç, gozhdë dhe zinxhirë. Protesta e vërtetë ia ka arritur qëllimit të vet, tani jemi në fazën ku një pjesë e konsiderueshme kanë marrë zgjidhje, por nuk janë tetë, por më shumë që kanë filluar të zgjidhen. Të gjithë studentët janë informuar se prej sot dhe deri në fund të këtij viti shkollor asnjë student nuk do të paguajë më pjesën e mbetur të tarifës, pasi është reduktuar me 50%.

Nëse nuk ndodh që studentët të pranojnë këtë realizim dhe vijojnë protestën…
Kam bindjen me përjashtim të atyre që po përpiqen të marin peng protestën. Dje shikoja Kryemadhin që vraponte nga një qendër universitare në tjetrën për të takuar ndonjë student dhe bënte thirrje. Apo thirrjet e kryetarit të PD apo të Sali Berishës që u shfaq sot edhe me formën tjetër të protestës. Ka një formë tjetër Saliu proteste, vendos dinamit te shtylla e tensionit të lartë

Nëse ti nuk je më ai Babaramo që kam njohur prej vitesh, të ka humbur nuhatja. Le të dalë të shprehet ai i pari. Është e turpshme gjithçka ka ndodhur nga PD dhe Sali Berishës. Kështu proteston Saliu.

Keni hyrë në vitin e gjashtë të pushtetit, mos jeni vonë?
Në 2021 PS do të rikonfirmohet për një mandat të tretë. Nga sot deri në 2021 kemi filluar, në 2015 kemi miratuar ligjin për arsimin e lartë, në dy vitet e para ka pasur vonesë na zbatim, ne e pranojmë, por është ndër ligjet më të mira

Pra nuk e ndryshoni?
Është ligji i arsimit të lartë, i cili do të forcojë maksimalisht universitetet publike në Shqipëri. I ka dhënë autonominë që universitetet kanë kërkuar. Është modeli më i mirë. Por sigurisht ne kemi sanksionuar përfaqësimin më të mirë dhe të denjë të studentëve. Studentët do të kenë përfaqësuesin e tyre me reputacion, i cili do të jetë syri, veshi, audituesi, i monitorimit financiar.

Kryeministri ndryshoni 70% të qeverisë me një të rënë të lapsit?!
Nuk ka lidhje protesta me ndryshimet në qeveri, të jemi të qartë më ketë. Sigurisht që qeverisja ka në një moment të caktuar, bën edhe ndryshime në përfaqësinë e vet, secili prej tetë ministrave meriton të gjithë respektin për kontributin për suksesin apo ndonjë mos realizimin brenda afatit. Ne kemi një raportim për performacën e cdo ministri në cdo 6-mujor.

balla fitore PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bëhuni gati për plazh/ Temperatura deri në 35 gradë, si parashikohet moti për ditët në vijim

13:54 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026

Homazhe në nder të efektivit Enea Mekolli/ Koçiu: Ngjarje shumë e rëndë humbja e jetës së dëshmorit të atdheut

12:11 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.