TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Presidenti i Austrisë në Shqipëri, homologu Bajram Begaj e pret me ceremoni shtetërore

10:47 / March 27, 2023

Sulmi në Top Channel me viktimën rojen, Prokuroria e Tiranës po heton në dy pista

10:42 / March 27, 2023

Sulmi me armë drejt Top Channel, Çuçi: Policia e angazhuar për të vënë para drejtësisë autorët

10:31 / March 27, 2023

Veliaj: Solidaritet me Top Channel, ngushëllime familjes së të ndjerit

10:27 / March 27, 2023

Detaje të reja nga sulmi në Top Channel

10:10 / March 27, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Balla “sulmon” kandidatin e PD-së: I dënuar për masakrën. Bejleri paralajmëron padi: Je shpifës

11:46 / February 27, 20234 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla në prononcimin për gazetarët nga Kryesia e Kuvendit, ka “sulmuar” sërish kandidatin e kreut të PD-së Sali Berisha në Himarë për zgjedhjet e 14 majit. Sipas tij, Fredi Bejleri është i dënuar për një ngjarje në vitin 1994.

“Që Sali Berisha, do të vinte dita të kandidonte këtë soj, nuk është se nuk pritej. Unë do të vazhdoj ta ngre këtë çështje, mendoj që ky është kandidati i Foltores apo jo se këta kanë dy kandidatë. I drejtohem çdo demokrati, është në turpin tuaj që PD-ja të ketë kandidat një person si ky, të dënuar nga gjykata për një çështje që besoj se të gjithë biem dakord që ka qenë një ngjarje e rëndë. Merrni pak deklaratat e Berishës në vitin 1994. Turpi është çfarë ka thënë atëherë dhe çfarë bën në 2023-shin, e merr këtë njeri dhe e fut në listën e tij për të kandiduar“,-tha ai.

Por kandidati Fredi Bejleri e cilëson Ballën si shpifës. Ai thekson se nuk provohet në asnjë mënyrë lidhja e tij me ngjarjen në fjalë. Për të çështja është pushuar edhe nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Mes të tjerash Bejleri paralajmëron padi për Ballën. “Më 14 maj, qytetarët e Himarës do të gjykojnë projektin dhe ditët e mandatit dymbëdhjetëvjeçar të kryebashkiakut aktual. Ata do t’i japin një përgjigje me votë të lirë për të gjitha dështimet e socialistëve që prej 12 vitesh nuk kanë bërë asgjë për Himarën”.

Deklarata e plotë nga Bejleri

Pas deklaratave të pavërteta të bëra ndaj meje nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dua të sqaroj opinionin publik se asnjë shpifje nuk do të më ndalojë nga gara elektorale e 14 majit, ditë kur himariotët do ti japin fund qeverisjes 12-vjeçare të PS-së në Bashkinë e Himarës. Para pak ditësh, nga qyteti i Fierit, Taulant Balla tha se unë jam “një nga personat e dënuar me vendim gjykate për masakren e Peshkëpisë”. Kjo deklaratë e Ballës, e cila ndonëse në kuadër të sulmit të tij të zakonshëm ndaj kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë z.Sali Berisha, tenton që të njollosë emrin tim duke tentuar gjithashtu që të manipulojnë opinion publik me shpifje.

Deklaroj se këto shpifje ndaj meje, nuk janë gjë tjetër, veçse një përsëritje në vazhdën e shpifjeve dhe gënjeshtrave të bëra prej vitesh ndaj personit tim, duke u përpjekur të më përfshijnë me një ngjarje me të cilën unë nuk kam asnjë lidhje. Mendoj se z.Balla është mjaftueshëm i informuar se ndaj meje, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pushuar çështjen penale për shkak se: “nuk provohet në asnjë mënyrë lidhja ime me ngjarjen në fjalë”. Çështja është pushuar edhe nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Kjo deklaratë e z. Balla tregon në fakt panikun që e ka zënë Partinë Socialiste nga humbja e pritshme dhe e thellë në zgjedhjet lokale në Himarë. Z. Balla do të marrë përgjigjen e merituar për këtë shpifje të artikuluar prej tij, pikësepari në rrugë ligjore dhe pastaj edhe në datën 14 maj nga gjithë komuniteti himariot! Ndërkohë që drejtësia në Shqipëri më shpalli mua të pafajshëm, pasi nuk gjeti asnjë provë që të tregonte se unë isha i përfshirë në atë ngjarje, ndryshe ka vepruar me Taulant Ballën. Të gjithë shqiptarët e dinë mirë se z.Balla është dënuar nga Gjykata për shpifje.

Një person i cili rezulton me vendim gjykate se është një shpifës dhe gënjeshtar, nuk e ka për asgjë që të hedhë baltë mbi figurën time. Kam vendosur që menjëherë t’i drejtohem Gjykatës në mënyrë që shpifësi të vuajë pasojat e ligjit përsëri. Gjej rastin që nëpërmjet ketij komunikimi publik gjithashtu të dërgoj një mesazh për të gjithë ata, që tani, apo në të ardhmen do përpiqen ta kthejnë procesin zgjedhor për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë së Himarës në një luftë balte, shpifjeje dhe përçarjeje me qëllim justifikim e dështimit të qeverisjes socialiste në Bashkinë e Himarës.

Dua të theksoj se perballë qeverisjes së kalbur dhe dështimeve të kryebashkiakut 12-vjeçar në largim, alternativa jonë fituese e pastër dhe e ndershme gjithmonë në shërbim të komunitetit himariot nuk do të përbaltet nga shpifje të këtij lloji. Më 14 maj 2023, qytetarët e Himarës do të gjykojnë projektin dhe ditët e mandatit dymbëdhjetëvjeçar të kryebashkiakut aktual. Ata do t’i japin një përgjigje me votë të lirë për të gjitha dështimet e socialistëve që prej 12 vitesh nuk kanë bërë asgjë për Himarën.

Fredi Bejleri Taulant Balla
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Sulmi në Top Channel me viktimën rojen, Prokuroria e Tiranës po heton në dy pista

10:42 / March 27, 2023

Detaje të reja nga sulmi në Top Channel

10:10 / March 27, 2023

Vritet roja në TCH, Rama: Agresioni kriminal kërkon përgjigje nga agjencitë ligjzbatuese

08:55 / March 27, 2023

Gjendet e djegur makina e autorëve që qëlluan drejt TCH me dy kallashnikovë

08:08 / March 27, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Sulmi në Top Channel me viktimën rojen, Prokuroria e Tiranës po heton në dy pista

10:42 / March 27, 2023

Detaje të reja nga sulmi në Top Channel

10:10 / March 27, 2023

Vritet roja në TCH, Rama: Agresioni kriminal kërkon përgjigje nga agjencitë ligjzbatuese

08:55 / March 27, 2023

Gjendet e djegur makina e autorëve që qëlluan drejt TCH me dy kallashnikovë

08:08 / March 27, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Presidenti i Austrisë në Shqipëri, homologu Bajram Begaj e pret me ceremoni shtetërore

10:47 / March 27, 2023

Sulmi në Top Channel me viktimën rojen, Prokuroria e Tiranës po heton në dy pista

10:42 / March 27, 2023

Sulmi me armë drejt Top Channel, Çuçi: Policia e angazhuar për të vënë para drejtësisë autorët

10:31 / March 27, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.