Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balla takim me strukturat e Policisë së Tiranës, porosi drejtuesve: Të shtohen përpjekjet për më shumë rezultate e siguri

11:50 / July 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
435d4071 9ded 4b01 84e5 43e0d59ae5d4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në turin e takimeve në Drejtoritë Vendore të Policisë, ndalesën e radhës e kishte me drejtuesit e Policisë së kryeqytetit. Ai kërkoi nga strukturat e Tiranës, që mbajnë një peshë specifike në volumin e punës së Policisë së Shtetit, të shtojnë përpjekjet për më shumë rezultate e siguri të shtuar.

Në këto muaj vere, kur ka një numër të lartë vizitorësh e turistësh të huaj, policia e rendit dhe ajo rrugore, duhet të jenë më prezent në territor për të ndihmuar dhe parandaluar çdo incident.

Më tej, Balla u shpreh se revolucioni Digjital në Policinë e Shtetit duhet të çohet përpara me një ritëm dhe efikasitet shumë më të lartë. Policimi në Komunitet, sipas tij, duhet të ngrihet në një nivel krejtësisht të ri, me fokus shqetësimin qytetar, të cilat janë jo vetëm arsyeja pse ekziston Policia e Shtetit, por janë edhe partnerët e pazëvendësueshëm.

“Revolucioni Digjital në Policinë e Shtetit do të duhet të çohet përpara me një ritëm dhe efikasitet shumë më të lartë se deri tani dhe Komisariati Digjital do të marrë një peshë dhe rëndësi të dorës së parë. Ai aplikacion duhet të jetë porta ku çdo qytetar jo vetëm mund të hyjë nga çdo smartfon apo kompjuter, por edhe të marrë përgjigje të shpejtë, jo vetëm me fjalë në të gjitha rastet, por edhe me vepra në çdo rast që ankesa është e drejtë”, thekoi Balla.

Ministri tërhoqi vëmendjen e Policisë për të bërë më shumë dhe rritur gamën e shërbimeve që u ofrohen qytetarëve online.

“Në kohën kur qeveria po punon për të futur inteligjencën artificiale në platformën e-albania, në procesin e Integrimit Europian, në procesin e tenderimeve publike dhe të tjerë sektorë dhe kur dikastere të ndryshme kanë bërë kapërcime të mëdha në rrugën e Revolucionit Digjital, Policia e Shtetit nga një pararojë e digjitalizimit sot ka mbetur pas”, nënvizoi Balla.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjidhen sot 3 anëtarë të KLGJ, Sadushi për pagat: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza me Ramën duhet për konsolidimin e drejtësisë

12:30 / September 25, 2026

Rama në takimin e Këshillit Europian të Korporatave: Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik

12:18 / September 25, 2026

Vodhi 69 milionë lekë/ Gjykata zbut masën e sigurisë për ish-drejtoreshën Elisabeta Mataj: nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”

11:01 / September 25, 2026

Nis raundi i dytë i regjistrimeve në universitetet publike, kandidati i shpallur fitues ka dy ditë kohë për regjistrimin

10:27 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.