Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Balla takim me të rinjtë në Elbasan: Këto ditë ka ndodhur akti më i rëndë që nga ’97

18:08 / June 21, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Balla 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku më ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini në vijim të takimeve për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, zhvilloi sot një takim me të rinjtë në qytetin e Elbasanit.

Në takimin me të rinjtë, Balla tha se 30 Qershori nuk mund të ndalet, pasi s’mund të ndalen reformat e rëndësishme dhe rruga europiane e Shqipërisë.

“Edhe 10 ditë për të vijuar punët e mëdha që na presin, por gjithashtu për të vijuar angazhimin tonë, shumë të rëndësishëm, në kuadër të paktit për universitetin. Ne jemi sot kryelartë që të themi se i kemi respektuar një për një pikat e atij pakti. E përgjysmuam tarifën, në shtator do të fillojmë investimin më të madh në konviktet e Elbasnait për ta 4-fishuar numrin e studentëve që qëndrojnë në konviktet e Elbasanit.

Nëse ne do të bënim, qoftë edhe një hap të vetëm pas, për t’u tërhequr nga 30 Qershori, ne pikë së pari, do të kishim tradhëtuar Shqipërinë, Reformën në Drejtësi, do të kishim tradhëtuar edhe paktin për universitetin. Ne nuk tërhiqemi në 30 Qershor, në nuk tërhiqemi nga pakti për universitetin. Ne nuk tërhiqemi nga pakti, që një student, ose studente ekselente duhet të ketë një të ardhme shumë herë më të mirë.

Luli është ngelësi më i keq që mund të ketë njohur ndonjëherë Shqipëria. Nuk ka në rekordin e vet politik, qoftë edhe një 5, të gjitha 4. Dhe tani thotë; “më jepni kredite, dua ca kredite shtesë”. Por nëse I ke 4 të gjitha, amund të marrësh kreditë shtesë?

Prandaj nuk shtyhet 30 Qershori. 30 Qershori është një moment i rëndësishëm për shtetin demokratik, për respektimin e institucioneve.

Këto ditë ka ndodhur akti më i rëndë i gjithë këtyre viteve që nga ’97. Kurrë më parë, një parti politike apo një grupim njerëzish, nuk kishin sulmuar shkollat. Kurrë më parë”, deklaroi Balla.

Duke folur për situatën e krijuar në Shkodër nga opozita, Balla tha ajo ishte një akt i turpshëm dhe studentët, rinia, pikë së pari, duhet të bëhet bashkë për t’i thënë “JO” këtyre sulmeve të turpshme kundër arsimit, kundër institucioneve të edukimit.

“Njësoj siç bëjnë talebanët në Afganistan, po bën Luli me të tijët kundër Shqipërisë sot.”, përfundoi Balla.

Ndërsa ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini në fjalën e saj theksoi premtimet e mbajtura nga qeveria kundrejt studentëve dhe punën e madhe që ende kanë përpara.

“E gjithë qeveria u bë bashkë për t’u ardhur në ndihmë studentëve me kërkesat specifike që ata kanë pasur deri sa të arrijmë që në një afat të mesën t’i ndihmojmë universitetet të ofrojnë edhe cilësi dhe të adresojmë të gjitha kërkesat e tjera që patën studentët.

Në Elbasan projektet e mira që i ka filluar Kryetari do t’i çojë deri në fund Gledi dhe së bashku me bashkitë të bëjmë kartën e studentit.

Ka qenë një detyrim për universitetet, për arsye të ndryshme universitetet nuk arritën ta bëjnë në kohë, kështu që u angazhuam të gjithë bashkarisht, në mënyrë që viti i ri akademik t’ju gjejë me kartën e studentit, me të gjitha lehtësitë që i meritoni.” , theksoi Shahini.

Elbasan tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.