Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Balla takon homologun spanjoll! Firmoset për ngritjen e një grupi të përbashkët hetimor kundër trafikut të drogës

15:56 / May 17, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1715952471 taulantballa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u prit nga homologu i Spanjës, Fernando Grande-Marlaska, ku nënshkroi një memorandum për thellimin e bashkëpunimit operacional në luftën kundër trafikut të narkotikëve dhe krijimin e një grupi të ri të përbashkët hetimor të specializuar në luftën kundër trafikut të drogës. Memoradiumi synon rritjen e bashkëpunimit operacional në luftën kundër trafikut të drogës. Do të kriohet një grup të ri i përbashkët hetimor i specializuar në luftën kundër trafikut të drogës. Marrëveshja parashikon bashkëpunimin në luftën kundër tregtimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore, në sektorin e krimit kibernetik, antiterrorizmit etj.

Deklarata nga Balla

Kemi çuar në një nivel tjetër bashkëpunimi me Ministrinë e Brendshme të Mbretërisë së Spanjës dhe përmes saj me Policinë Kombëtare Spanjolle, përsa i përket luftës kundër krimit të organizuar, luftës kundër trafikut të lëndëve narkotike, trafikut të paligjshëm të migracionit dhe po ashtu për të krijuar grupe të përbashkëta pune mes të dy policive tona sa i përket indentifikimit të personave të përfshirë në aktivitete kriminale në të dy vendet tona qofshin këta shqiptarë që jetojnë në apo janë të përfshirë në aktivitete kriminale që ndodhin në Spanjë.

Po ashtu edhe për qytetarët spanjollë, të cilët mund të kryejnë aktivitete kriminale në shqipëri dhe po ashtu dhe në një nivel më të gjerë duke përfituar edhe nga fakti se Spanja ka një lidhje të fort me me vendet e Amerikës Latine për të përdorur komunikimin që ka pala spanjolle me këto vende në funksion të identifikimit të qytetarëve shqiptarë të përfshirë në aktivitete kriminale në këto vende dhe që lidhen kryesisht dhe me korridoret ndërkombëtare të trafikimit të lëndëve narkotike. Sikurse e ndoqët ka qenë një takim i gjatë edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Kombëtare duke hyrë në detaje konkrete, madje edhe në emea konkret në mënyrë që ne të kemi mundësinë që të intensifikojmë luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar.

Ju e dini në Europë ka tashmë një koalicion europian në luftën kundër krimit të organizuar ku Spanja luan një rol të rëndësishëm dhe edhe kjo marrëveshje i shërben pikërisht intensifikimit të punës së përbashkët sa i përketë operacioneve dhe hetimeve gjithëpërfshirëse kundër gruoeve kriminale që zhvillojnë aktivitetin e tyre jo vetëm në Spanjë, por në gjithë Europën dhe në këtë kontekst mendoj që rezultatet e arritura deri më tani fal këtij bashkëpunimi operacionet e përbashkëta edhe në kuadër të EUROPOL-it dhe të INTERPOL-it janë një sër operacionesh që mumd t’ua vemë në dispozicion, pikërisht për rezultate që ato kanë pasur dhe do të vazhdojmë ta intensifikojmë bashkëpunimin.

Kemi folur dhe për migracionin e paligjshëm, është një orej sfidave më të rëndësishme me të cilat përballet Europa dhe po ashtu edhe për çështje të tjera bashkëpunimi dy palësh.

ministri i Brendshëm Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.