Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Balla vizitë në Ministrinë e Jashtme të Letonisë: Partnerë të besueshëm në NATO, OKB dhe së shpejti edhe në BE

15:42 / June 10, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
1749562038 taulantballa
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministri i Shtetit, Taulant Balla u prit nga Sekretari Parlamentar i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Artjoms Uršuļskis, gjatë një vizite zyrtare në kryeqytetin e Letonisë. Vizita u zhvillua në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ministri Balla falënderoi autoritetet letoneze për mikpritjen e ngrohtë dhe nënvizoi rëndësinë e këtyre vizitave për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe anëtarëve të BE-së dhe NATO-s. Gjatë takimit, ministri Balla theksoi rëndësinë e partneritetit ndërmjet Shqipërisë dhe Letonisë në kuadër të NATO-s, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Letonisë ndaj procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

”Punojmë së bashku si aleatë në NATO dhe jemi shumë mirënjohës për mbështetjen që Letonia i jep Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”,- tha Balla. Uršuļskis vlerësoi përparimin e Shqipërisë në procesin e negociatave me BE-në, duke nënvizuar ritmin e shpejtë me të cilin po avancon hapja e grupkapitujve. ”Duhet të them se vendi juaj po ecën shumë mirë dhe po përparon me një ritëm mbresëlënës. Pa dyshim që kjo rrugë ia vlen dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim”,-deklaroi ai.

Letonia është e gatshme të ofrojë ekspertizë në fushën e integrimit dhe është ndër vendet lidere në fushën dixhitale. Shqipëria dhe Letonia bashkëpunojnë ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Shqipëria ka kontribuar me trupa në Grupin Shumëkombësh të NATO-s në Letoni që prej vitit 2017, ndërsa Letonia ka mbështetur misionin KFOR në Kosovë, duke theksuar përkushtimin e përbashkët për stabilitetin rajonal.

Gjatë diskutimeve, dy zyrtarët ndanë ide konkrete për thellimin e bashkëpunimit ekonomik. Balla shprehu interes për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë: ekonomi, tregti, turizëm, arsim, kulturë, transport, bujqësi, etj. ”Turizmi ofron potencial bashkëpunimi të ndërsjellë Shqipëria me bregdetin dhe trashëgiminë e saj kulturore, Letonia me trashëgiminë historike dhe bukuritë natyrore”.

U theksua rritja e ndjeshme e interesit të qytetarëve letonezë për të vizituar Shqipërinë, si dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në promovimin e destinacioneve turistike. ”Në fakt, unë vetë do ta vizitoj Shqipërinë këtë verë për pushime’‘,-shtoi me entuziazëm Uršuļskis. Tregtia dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Letonisë ka treguar rritje pozitive. Në vitin 2023, vlera totale e shkëmbimeve tregtare arriti në 5.85 milionë euro, çka përfaqëson një rritje prej 22.13% krahasuar me një vit më parë.

BE Letonia nato okb Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Saga e rinumërimit nis nesër, ku rrezikohen mandatet dhe fituesit?

09:30 / June 16, 2025

Partia e Lirisë: Shqipëria, e fundit në rajon për infrastrukturë

12:55 / June 15, 2025

Rama poston video nga plazhi i Darëzezës

17:54 / June 14, 2025

Të martën hapet 2,240 kuti votimi në Elbasan, Tiranë, Fier dhe Durrës

16:41 / June 14, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.