Prokuroria e Tiranës do të ballafaqojë ish-zyrtaren e qeverisë Alda Klosin me ish-sanitaren e saj, Rozeta Dobin për vjedhjen e shumës prej 550 mijë eurove.
Nga burgu i grave drejt institucionit të akuzës është shoqëruar Rozeta Dobi, e pas saj është shoqëruar punëdhësja ish-zyrtarja Alda Klosi. Shoqërimi i tyre është bërë me urdhër te hetuesve për ballafaqim të deklarimeve që ata kanë dhënë pas arrestimit.
Klosi ndodhen nën arrest me burg për akuzat e pastrimit të parave, fshehje pasurie dhe deklarim të rremë para policisë. Ish-zyrtarja e kallëzoi pastruesen se i kishte vjedhur 120 mijë euro dhe 30 mijë dollar.
Pastruesja Rozeta Dobi dhe i biri këmbëngulin se i morën paratë për ti ruajtur, e veç tyre edhe 400 mijë euro të fshehura në aspirator. Kjo shumë e ka bindur prokurorinë se duhet të hetojë nëse ish-zyrtarja e lartë Klosi po pastronte apo jo para të fituara nga korrupsioni.