Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur në një dalje për mediat se mbyllen të gjitha fluturimet me Italinë duke bërë të ditur se avionët do vijnë bosh nga Italia për të marrë pasagjerë në Shqipëri.
“Avionë që vijnë bosh nga Italia, pa pasagjereë, pasi pasagjerë nga Italia përmes ajrit niuk do të lejojnë më që të vijnë në Shqipëri, këtëo avion bosh mund të marrin passagjerë nga Shqipëria për t’i dërguar në Itali. I bëj thirrje të gjitha kompanive shqiptare dhe të huaja që kryenin udhëtime drejt Italisë dhe nga Italia që të akomdojnë të gjithë pasagjerët që kanë bileta të blera në data të ardhshme” tha Balluku.
E njëjta situatë dhe për transportin detar ku ajo tha se tragetet e fundit nga Vlora dhe Durrësi drejt Brindisit dhe Barit do të nisen sot e më pas do të pezullohen.