Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Balluku dhe Klosi bashkëbisedim me banorët: Anulohet ndërtimi i HEC-it në Kolonjë të Gjirokastrës

20:00 / April 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
374aa65a 8da3 4dfc 94c1 1b9f220b5967
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

HEC-i i parashikuar të ngrihej në përroin e Rehovës, degë e lumit të Kardhiqit në fshatin Kolonjë të njësisë administrative Cepo në Gjirokastër, nuk do të ndërtohet. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës ka vendosur pezullimin e procesit pas shqetësimit të ngritur nga banorët për impaktin që shkaktonte ndërtimi i kësaj vepre në zonën në fjalë.
Ministrja Belinda Balluku, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, së bashku me deputetin Flamur Golemi, zhvilluan një bashkëbisedim me banorët e Kolonjës, pas ankesës së këtyre të fundit në platformën e bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al.
“Po të gjykosh nga mënyra sesi është propozuar ndërtimi i këtij HEC-i, në bazë të letrave, ka njerëz të fshatit që kanë firmosur, që kanë qenë në takim, pra 20 veta kanë qenë së bashku dhe kanë rënë dakord që kjo gjë të bëhet. Pra, po ju them që kjo bisedë është bërë me banorët, njerëzit kanë firmosur mbase pa ditur se për çfarë diskutohej, mbase të mosdakordësuar sic duhet, por po ju them që ky rasti i sotëm, dhe ne prandaj jemi të dy ministrat këtu, dhe deputeti për ta bërë këtë gjë jo vetëm për ju këtu. Se ky vendim tani është marrë nga Ministria e Energjitikës, por për ta bërë për të gjithë Shqipërinë. Dhe njerëzit nuk kanë pse firmosin në mënyrë të pandërgjegjshme, dhe që duhet të kuptojnë që tani janë gjërat shumë të rëndësishme, janë gjëra që kanë të bëjnë me jetën e fshatit, me jetën e krahinës”, tha ministri Klosi.
Ministrja Balluku nga ana e saj garantoi banorët se HEC-i në zonën e Kolonjës nuk do të ndërtohet pasi bie ndesh me kërkesat e komunitetit duke sjellë në vëmendje edhe faktin se zona në fjalë është një zonë me potencial të madh turistik.
“Ky HEC nuk do të ndërtohet. Procedura është pezulluar për të mos u hapur më. Është e anuluar. Kjo procedurë nuk qëndron më pasi ka rënë ndesh me kërkesat e komunitetit. Sigurisht uji është shumë i rëndësishëm për fshatin tuaj dhe fshati juaj bën pjesë në një zonë e cila përveç disa elementëve të zonave të mbrojtura që ka po bëhet pjesë e 100 fshatrave”, u shpreh Balluku.
Ministrja informoi banorët edhe me iniciativën e ndërmarr nga ministria që ajo drejton sa i takon skanimit të kontratave të të gjithë HEC-eve në vend dhe ku tashmë disa prej tyre janë anuluar.

balluku klosi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rriten nafta dhe benzina

13:16 / June 2, 2026

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

09:16 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.